• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish themeluesi i PD/ Bardhyl Reso: Dëshmia ime për takimin Rama-Berisha në vitin 1990!

by Java News
06/01/2022 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhyl Reso ka qenë ndër 13 anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë Demokratik pluralist postkomunist, i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga tregoi edhe për takimin e parë të Kryeministrit Edi Rama me Partinë Demokratike në fillimet e saj kur ajo po formohej si parti.

“Ate ditë u rrëzua në Shkodër busti i Stalinit dhe Partia Demokratike vendosi të dilte me një deklaratë që ishte kundër dhunës, domethënë ishte për rrugë paqësore me zgjedhje të lira dhe u vendos që Preç Zogaj të shkruante një material dhe do ta lexonte Arben Imami. Dhe shkuan të punonin për këtë sigurisht duke ndjekur dhe lajmet sepse vazhdimisht jepeshin lajme për çfarë po ndodhte në Shkodër. Në atë kohë bie dera dhe hyn në mbledhjen ku ne ishim Edi Rama.

Shumë e kanë shpjeguar në mënyra të ndryshme atë takimin e Edi Ramës me Partinë Demokratike mund të themi. Por mua më kujtohet fare mirë kur mbasi u ul aty dhe po dëgjonte se çfarë po bisedonim ne, hyn Preçi me tekstin që kishte përgatitur që do lexohej dhe të bënte përshtypje që në tekst i bëheshin shumë elozhe Ramiz Alisë, si babai i pluralizmit pra domethënë një qëndrim shumë konformist. Duket se kjo gjë nuk i pëlqeu Edi Ramës dhe tekstualisht tha: Ore ju hala me Ramiz Alinë? Dhe u hodh Gramoz Pashko qe i tha: Edi ne kështu mendojmë, ti je i mirëpritur por nëse ti nuk je dakord me këto mendimet tona ti mund të krijosh një parti tjetër.

Edi ngrihet nga vendi dhe thotë : Mirupafshim! Kjo është ajo ndodhia e takimit të parë që pati Edi Rama me Lëvizjen Demokratike të Shqipërisë, i cili në atë kohë ishte në Greqi dhe erdhi nga Greqia kur mori vesh për zhvillimet politike që po bëheshin në Shqipëri.

Një moment tjetër që kujtoj është kur , pasi si ishte krijuar partia dhe kishim ato detyrat tona, unë merresha kryesisht me lejet e mitingjeve që organizonte Partia Demokratike me Drejtorinë e Policisë të Tiranës.

Më kujtohet kishim marrë një leje për një miting që do bëhej në stadiumin Qemal Stafa, në sheshin e stadiumit. Unë e mora lejen në rregull dhe kisha shkuar në shtëpi , kur më merr në telefon Sali Berisha dhe më thotë: More Bardhyl, çfarë bën ti kështu? Ti ke dhënë leje për të ftuar Edi Ramën në miting?

Edi Rama ishte veshur me të zeza më thanë, ishte veshur me këmishe të zezë pantallona të zeza dhe me atë oratorinë e vet, sigurisht që e ndezi turmën, bile morën rrugën për të shkuar andej nga blloku. Por nuk e di sesi u evitua kjo sepse të them të drejtën unë nuk kam qenë. Dhe Berishës këtë i thashë, që nuk kam dhënë leje për asnjë njeri. Aty ka qenë Azem Hajdari vetë dhe nëse Azemi e ka pranuar Edin të flasë, është punë e tij. Unë kam marrë leje për mitingun, nuk kam marrë leje për njerëzit. Rama nga pikëpamjet e tij ka qenë i djathtë dhe është i djathtë.”- u shpreh Bardhyl Reso për “Shqip” në Dritare TV./m.j

Next Post
Debati/ Nano: Sa më shumë thuhet që Bregoviçit nuk i është regjistruar asnjë bëmë antishqiptare, aq më i madh është harbimi kundër tij

Nano: PD ka hyrë në një fazë qesharake, Berishës i ka mbetur veç një grusht njerëzish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In