Prej 9 ditësh, Tirana dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat.
Pavarësisht tensioneve, turistët vijojnë të vizitojnë vendin, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë planet për të udhëtuar jashtë vendit. Deri më tani, agjencitë turistike nuk raportojnë kërkesa për anulimin e fluturimeve, ndërsa udhëtarët po tregohen më të kujdesshëm në përzgjedhjen e destinacioneve.
“Nuk kemi pasur anuline domethënë, njerëz që kanë kërkuar t’ju anullojmë fluturimin e tyre, përkundrazi, kanë shkuar dhe nuk kanë pasur ndonjë problem. Dhe për këtë jemi të kënaqur, por jo se e ka frenuar për të anuluar fluturimin e tyre. Kemi pasur dhe klientë që sapo janë kthyer nga Bolonja dhe nuk kanë pasur probleme, thjesht kanë shmangur këto vende ku bëhen protestat dhe çdo gjë ka shkuar mirë,” tha Fjorida Zani, Operatore turistike.
Sa i përket destinacioneve të preferuara, udhëtarët po orientohen drejt vendeve ku situata paraqitet më e qetë. Budapesti dhe disa qytete të Italisë mbeten ndër alternativat e zgjedhura, ndërsa informacioni për situatën në destinacion po luan një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e udhëtarëve.
“Po udhëtojnë në këto vende, normalisht që po zgjedhin ato që nuk ka trazira, po marrim informacion, Budapestin, patjetër edhe një pjesë e Italisë, po jo këto zonat që kanë filluar së fundmi që të kenë rrëmujë si gjithë Europa, por ka pasur Europa kryesisht”, tha ajo.
Pavarësisht situatës së krijuar nga protestat, udhëtimet vijojnë pa anulime të raportuara nga agjencia, ndërsa shmangia e zonave të tensionuara dhe informimi paraprak mbeten faktorë kyç për turistët dhe udhëtarët.










