Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani po përpiqet sërish të çojë përpara zhvillimin e armëve bërthamore gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të mërkurë, më 21 tetor 2026, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të ushtrisë izraelite (IDF) në shkollën e oficerëve “Bahad 1” në jug të vendit.
“Regjimi iranian ende nuk e ka nxjerrë mësimin. Mojtaba Khamenei ka vendosur të ndjekë hapat e babait të tij… Irani po përpiqet sërish të zhvillojë armët e tij të vdekjes. Prandaj, ekziston vetëm një mënyrë për ta hequr këtë kërcënim një herë e mirë — rënia e regjimit në Iran. Udhëzimi im për ushtrinë, Mossad-in dhe agjencitë e sigurisë është pikërisht ky,” deklaroi Netanyahu.
Në të njëjtën ceremoni, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi Teheranin dhe aleatët e tij kundër çdo përpjekjeje për të kryer sulme gjatë zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme në Izrael.
Katz u shpreh se ditët e fundit janë identifikuar përpjekje nga Irani për të kryer sulme terroriste me qëllim ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve izraelite.
Sipas Katz, regjimi iranian ndodhet në pikën e tij më të dobët historike, gjë që mund ta shtyjë drejt veprimeve ekstreme.











