Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.
Aktivistja Elona Gjebrea tha në emisionin Now në Euronews Albania se Shqipëria është gati për të bërë realitet leje menstruale, siç kanë bërë tashmë edhe vende të tjera.
“Është një nismë shumë e mirë që e kanë bërë shumë vende dhe pse jo, Shqipëria mos ta bëjë. Duhet të tregojmë se jemi të kujdesshëm ndaj grave dhe vajzave, edhe pse mund të ketë shumë gjëra të tjera që nuk shkojnë. Më pëlqen dhe e mbështes si nismë”, tha Gjebrea.
/a.d