• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Serbi fitoi rezistenca, jo molotovi!

by Java News
26/10/2026 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hervin Çuli

Kush paralelizon Serbinë me Shqiperinë minimumi është naiv, maksimumi budalla. Patjetër ka dhe kriminelë, njeri prej te cilëve vazhdon nxit kaosin e si intereson fare ndryshimi.

Në Serbi ka dy vjet që studentët dhe elitat organizohen.Levizja filloi ne 2024 pas ngjarjeve në hekurudhën e Novi Sadit, ku mbetën të vrarë 16 vetë. Edhe në Shqipëri nga një episod në Zvërnec filloi, tërheqja kanibale ndaj një qytetari, por degjeneroi!

Qellimi i studenteve në Serbi nuk ka qënë shkatërrimi i Beogradit, por largimi i një qeverie të korruptuar të mbështetur nga Moska. Për këtë u organizuan, ashtu si organizohet një rini e shkolluar që e do vendin e vet.

Ne Shqipëri ” Flamingo” e filloi si ënderr lëvizjen. Më pas mikrofoni i hëngri kokën sakrifices.Rezistenca vazhdoi, por u kthye në kënetë, pa identitet, pa largpamësi.

Në Serbi nuk pati maska, nuk goditisnin me gurë femra me hijab apo me burka policine dhe institucionet e vendit. Opzita e re u shfaq me zë, figurë dhe alternativë.

Në 2025, kur vandalë me maska tentuan ta bëjne pis lëvizjen në Beograd, studentet dhe akademiket u distancuan rreptë prej tyre. Synimi ishte: revolucion paqësor, me cdo kusht!

Në Shqiperi ” Flamingo” e lodhur nga kapja e mikrofonit u shndërrua në luftë guerrilase, e askush nuk u distancua.Pseudo- akademikët mbështetën luftën, nuk i dhanë zë urtësisë.

Ne Serbi nuk ka opzitë si e Sali Berishës, një opozitë tribale dhe e korruptuar që kërkon të vjedhë zemërimin popullor.Të gjitha forcat u grupuan tek “Lista”, të qartë për të ardhmen. Homologët e “gogolit” tonë u zhduken nga harta politike.

Ne Shqipëri beteja në rrugë po faktorizon një forcë politike regresive, që ka vrarë njerëz në bulevard. Një opozitë që nuk e mbështet asnjë faktor. Kjo “opozitë” leshi i ka dosjet e korrupsionit po aq sa qeveria.

Lideri i ” Lista e studentëve” në Serbi, mjek, pamvarësisht se është nacionalist në formim kërkon integrimin e Sërbisë në BE. Sa i përket Kosovës deklaratat e tij duhen parë të lidhura me kohën. Ajo që thotë, me atë që mund të ndodhë, ndofta mund të jenë komplet të kundërta nesër. Tek e fundit, i gjithe spektri politik në Serbi është nacionalist, çështje kulturore, normal që në këtë pikë do shprehet po njesoj.

Ne Serbi akademiket, intelektualet, kanë vite e vite që godasin dhe kundërshtojnë hapur sistemin! Ata nuk janë pjesë e trustit që përfiton në qetësi e, sapo bëhet deti kos sulen me kap kockën e rradhës në babëzi.

Elita Sërbe nuk shitet e blihet për një titull akademik, e ka ndërtuar identitetin nëpermjet punës, meritokracisë. Ata nuk gjuajnë kohë televizive në emisionet më të ndyra politike ku i servilosen kujtdo që i sjell ca klikime më tepër. Pyesni Fontomasin, hijen miliardere në media se e njeh mirë këtë lojë!

Shpesh në Shqipëri mendojmë se te gjithë sërbet janë njësoj. Nuk është e vërtë! Kam takuar shumë personalitete arti që janë krejt e kundërta e perceptimit tonë, edhe nē lidhje me Kosoven.

Ne Shqiperi pseudo-pedagoget bënë nje deklarate dhe ja mbathen vrapit për ti lenë vendin molotovit. Kurse ata atje i dolën në ballë betejës.

Ne Sërbi perëndimi dukshëm mbështet “Listën”, si një mundësi reale për integrim. Të gjithë faktorët dhe aktorët duan shkëputjen nga kontrolli i Moskës. Prandaj në Sërbi askush nuk mund të mbështeste kaosin dhe bandat guerrilase.

Kjo eshte rruga për të mundur establishmentin politik- rezistenca intelektuale, jo përfitimi nga situata e krijuar.

Ne Sërbi fitoi ” Lista”, fitoi e ardhmja. Në shqipëri, fatkeqësisht, flaka e përhapur mund të djegë njē popull të tërë.

Te mësojmë nga Sërbia, jo të bëjmë paralelizma diabolikë që nesër do jenë një gur kokës për gjithë shoqërinë!

Ta duam si Serbët vendin tonë! Nuk e duam! Askujt të mos i vijë keq nga e vërteta e hidhur!

Në Sërbi fitoi rezistenca, jo molotovi!…

Next Post
Plagosi djalin e tij, Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 83-vjeçarin

U denoncua nga nëna e fëmijës, Gjykata liron edukatoren që akuzohet se dhunoi 4-vjeçarin në Korçë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

Telefonata me drejtorin e Google, Trump heq dorë nga ideja për të riemërtuar Oqeanin Atlantik në Oqeanin Amerikan

October 27, 2026
Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

Pse një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta shpëtojë industrinë e automobilave të Evropës

October 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

October 27, 2026
Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

October 27, 2026
Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

October 27, 2026
Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

October 27, 2026
Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

October 27, 2026
Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

“Demokracia nuk arrihet me demonstrata në rrugë!”- Rubio mesazh pas kthimit të Machados në Venezuelë: Arritja më e madhe e administratës tonë

October 27, 2026
Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In