• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

by A. Q
26/10/2026 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nënë nga Fieri pretendon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin ku frekuenton. Për herë të parë, ajo ka rrëfyer ngjarjen në emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar rasti.

Sipas nënës, ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, por ajo pretendon se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar. Ajo thotë se gjatë asaj periudhe djali shkonte në kopsht duke qarë, por në fillim e kishte konsideruar këtë sjellje si një reagim të zakonshëm të fëmijëve.

Në dëshminë e saj, nëna tregon se kishte mësuar për ngjarjen përmes informacioneve që lidhen me sanitare​n e kopshtit. Sipas asaj që i është thënë, edukatorja dyshohet se e kishte tërhequr fëmijën nga krahu, e kishte çuar pranë krevateve dhe e kishte goditur me pëllëmbë. Këto pretendime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

“Unë, si prind, nuk jam njoftuar. Kam dëgjuar se institucionet ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur, por mua ma mohuan”, rrëfen nëna.

Ajo pretendon se ka kërkuar sqarime nga punonjëset e kopshtit dhe se më pas ka pyetur edhe të birin për atë që mund të kishte ndodhur. Sipas saj, fëmija i ka pohuar pretendimet, ndërsa edhe disa fëmijë të tjerë kanë reaguar në të njëjtën mënyrë.

“Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe unë, si prind, nuk jam njoftuar. Kam dëgjuar se institucionet ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur, por mua ma mohuan. Shenja fizike nuk ka, sepse tashmë ka kaluar java e dytë nga ngjarja. Djali atë periudhë shkonte në kopsht duke qarë, por unë mendoja se ishin teka fëmijësh. Edukatorja më kishte treguar se sanitarja kishte shkuar në drejtori dhe kishte thënë se e kishte tërhequr djalin tim te krevati dhe e kishte goditur. Sipas edukatores, sanitarja kishte thënë se do ta hiqte nga puna. Edukatorja i ishte përgjigjur se e kishte çuar fëmijën për të fjetur. Unë i thashë edukatores: “Rri e qetë, sepse, nëse nuk ke bërë asgjë, nuk ke pse shqetësohesh.”

Megjithatë, mua nuk më zinte vendi prej dy javësh. Nuk mund ta pranoja që unë, si prind, të mos isha njoftuar për një ngjarje të tillë. Prandaj, të hënën shkova në kopsht dhe e pyeta sanitaren përpara kamerave. Sanitarja e pranon, me zë dhe figurë, se kishte shkuar në drejtori. Ajo (edukatorja) e kishte tërhequr djalin tim nga grupi i fëmijëve, për krahu, e kishte çuar te këndi i krevateve dhe e kishte goditur me pëllëmbë. Sipas asaj që kam mësuar, kjo nuk kishte ndodhur në ambientin ku e kishin parë të gjithë, por në dhomën e gjumit, në një hapësirë ku kamerat nuk e kapnin.

Pyeta edhe edukatoren tjetër. Ajo më tha: “Ti pyete mirë djalin tënd”, duke lënë të kuptohej se unë nuk e kisha pyetur siç duhej dhe se nuk isha bindur për atë që kishte ndodhur. Kur u ktheva në drekë, u kërkova edukatoreve dhe sanitares të dilnin nga dhoma, që të mund ta pyesja djalin. Edukatorja në fjalë nuk pranonte të dilte dhe nuk më linte ta pyesja fëmijën. Në fund, e nxora djalin nga dhoma, pa përdorur dhunë, dhe e pyeta. Ai më tha se po, kishte ndodhur. Edhe fëmijët e tjerë pohuan me kokë njëkohësisht, ashtu si edhe djali i avokatit”, rrëfen nëna.

Situata është përshkallëzuar kur nëna është kthyer në kopsht për të kërkuar sqarime dhe për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. Ajo pretendon se ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi nuk ka marrë përgjigjet që priste nga drejtuesit e institucionit.

Gjatë rrëfimit, gruaja pranon se ka goditur edukatoren, duke shpjeguar se ka reaguar në mënyrë instinktive, pasi dyshonte se ngjarja po mbahej e fshehtë dhe se pamjet filmike mund të ishin fshirë.

“Më pas e çova djalin në makinën që kisha parkuar jashtë kopshtit dhe u ktheva te drejtoresha. Këmbëngulja e edukatores që unë të mos shkoja te kamerat ishte e tmerrshme. Kur më thanë në drejtori se duhej të ndiqja rrugën ligjore, thirra policinë. Aty mbërritën patrulla e policisë. Unë nuk arrita as të flisja për arsyen pse ndodhesha aty. U thoja: “Ju lutem, nxirreni jashtë, sepse dua drejtësi për fëmijën tim.”

Në momentin që pashë se zonjat, të cilat ishin në dijeni të ngjarjes, po e mohonin atë, dyshova se pamjet filmike ishin fshirë. Reagova instinktivisht, e godita dhe i thashë se ishte bërë e qartë që drejtësia aty kishte marrë fund. Më pas u shoqëruam në komisariat. Unë nuk kam marrë as avokat dhe as dëshmitarë. Mendoj se avokati ka dështuar, si prind dhe si avokat. Realisht, zonja nuk pëlqehet shumë, por kjo nuk e ndryshon faktin se unë kërkoj drejtësi për fëmijën tim.

Sipas meje, e vetmja që mund të dëshmonte për ngjarjen ishte sanitarja, por dyshoj se ajo e ndryshoi dëshminë përpara. Kamerat nuk e kishin kapur momentin kur djali ishte goditur, sepse nuk kemi një datë të saktë se kur kishte ndodhur ngjarja. Nga njëra anë është sanitarja, e cila thotë se nuk e mban mend saktësisht datën, nga ana tjetër është edukatorja, e cila jep një datë kur, sipas saj, nuk ka ndodhur asgjë.

Pyetja ime është: Kush është sanitarja që të japë llogari për fëmijën tim, madje edhe përpara drejtorisë, pa më njoftuar mua si prind? Unë nuk mund ta pranoja që për një ngjarje të tillë ta mësoja në mënyrë të tërthortë, ndërkohë që fëmija im kishte ditë që shkonte në kopsht duke qarë. Unë kërkoj vetëm drejtësi për fëmijën tim!”, rrëfen nëna.

Pas përplasjes, të dyja gratë janë nën procedim nga prokuroria. Ndërkohë, dhuna e pretenduar ndaj fëmijës nuk është konfirmuar ende.

Next Post
Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

October 26, 2026
Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

October 26, 2026
Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

October 26, 2026
Lodhesh kot Sali!

Dhuna, habitati i Berishës, skenari që mund ta dëbojë nga protesta!

October 26, 2026
Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In