• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish agjenti i SHIK/ I dënuar për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

by Java News
26/12/2022 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë. Këtë radhë, ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.

Objekti i kërkesës është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut. Përballja e tij ligjore është bërë një ping-pong mes gjykatës së Matit dhe asaj Administrative në Tiranë për kompetencën, çështje që e ka zgjidhur së fundmi Gjykata e Lartë.

Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.

Marjan Rroku u fajësua në mungesë me burg përjetë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002 si autor i vrasjes së Alda Canajt dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në kryeqytet. Ai u arrestua në SHBA e u ekstradua në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që iu refuzua në të tre shkallët e gjykimit, vendim që nuk u cenua as nga Gjykata Kushtetuese./m.j

Next Post
Mbrëmja e Vitit të Ri, apeli i Veliajt për qytetarët: Blini produkte lokale

Mbrëmja e Vitit të Ri, apeli i Veliajt për qytetarët: Blini produkte lokale

Comments 1

  1. Like Malindi says:
    4 years ago

    Ka vrarë dy njerëz, dhe kërkon akoma të drejta ???
    Kjo s’është drejtësi, kjo është shkërdhokraci, që i ka hipur në qafë drejtësisë si SHUSHUNJAT që pijnë gjak.
    Ky është edepsës e kaluar edepsëzit.
    Është kriminel, dhe si i tillë, të vuajë dënimin deri sa të ketë frymën e të vdesë në burg.
    Ti bëjë lutje perëndisë, që jemi në këtë sistem, mbasi po të ishte në kohën e merhumit Enver, do të kishte ngrënë shoejt e shpejt KOQEN E PLUMBIT, dhe sot do të ishte i harruar dhe do ti kishte mbirë bari e harruar varri….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com