• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Eurovision 2026/ Shqipëria kërkon finalen e Vjenës, ja si të votoni për Alis me këngën “Nan”

by E S
10/05/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëmendja e publikut dhe e diasporës shqiptare është përqendruar te mbrëmja e 14 majit, teksa edicioni jubilar i 70-të i Eurovision Song Contest bëhet gati të ndezë dritat e skenës në Vjenë të Austrisë. Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga Alis me këngën “Nan”, me synimin e qartë për të siguruar një biletë për në Finalen e Madhe.

Pasi dhuroi emocione të forta duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Alis mban tashmë peshën e përfaqësimit kombëtar. Ai do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë, duke performuar i 13-ti në radhë.

Për të mbështetur rrugëtimin e tij drejt finales së 16 majit, votat e publikut shqiptar jashtë kufijve janë vendimtare.

Udhëzuesi i votimit, si ta mbështesim Shqipërinë?

Rregullat e Eurovision nuk lejojnë votimin nga brenda territorit të vendit përfaqësues, çka e bën diasporën faktorin kryesor për kualifikim.

Për ata që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse (gjysmëfinalja e dytë)

Nëse ndodhesh në një nga shtetet pjesëmarrëse në natën e dytë të gjysmë finales, me 14 maj, voto me kodin 13 me numrin përkatës të vendit ku ndodhesh gjatë kohës që hapet televotimi.

Për ata që ndodhen në shtetet jo pjesëmarrëse

Nëse ndodheni në një vend që nuk merr pjesë në këtë edicion të festivalit, sërish mund ta jepni kontributin tuaj. Organizatorët kanë vënë në dispozicion platformën zyrtare esc.vote, ku mund të votoni online lehtësisht.

Rregullat e garës dhe shtetet që votojnë

Këtë vit, rregullorja përcakton se vetëm 10 shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale do të kalojnë në fazën finale. Fati i artistëve do të vendoset nga një sistem i kombinuar, i ndarë mes votimit të publikut dhe vlerësimit të jurive profesionale.

Vendi pritës, Austria, së bashku me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të performojnë gjatë spektaklit dhe do të kenë të drejtë vote.

Këto të fundit janë pjesë e grupit të ashtuquajtur “Big 5” (së bashku me Gjermaninë dhe Italinë), shtetet themeluese dhe financuese të festivalit, të cilat, bashkë me vendin organizator, kualifikohen automatikisht në Finalen e Madhe.

Next Post
“Fitore për Amerikën dhe botën”, SHBA-të sekuestrojnë uraniumin e pasuruar nga Venezuela

“Fitore për Amerikën dhe botën”, SHBA-të sekuestrojnë uraniumin e pasuruar nga Venezuela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com