• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/ Plot 400 mijë euro false qarkullojnë në Shqipëri: Blihen lirshëm në tik tok!

by Java News
14/05/2022 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti, në pikat e shkëmbimit valutor janë zbuluar më shumë se 400 mijë euro falso.

“Ka të dhëna shumë serioze që Shqipëria aktualisht po kalon një periudhë të një sulmi kriminal ndaj monedhës së saj dhe ndaj të gjitha kartmonedhave të tjera të huaja që shkëmbehen në territorin tonë.” tha eksperti i Kriminalistikes Ervin Karamuço.

“Sigurisht fenomeni i falsifikimit është i pranueshëm ashtu si në vendet e tjera, jo vetëm të BE-së.”- tha Ervin Karamuço.

“Flitet për dollarin, euron dhe paundin. Kjo për faktin se ka një aktivitet të shtuar të organizatave kriminale”– shtoi Karamuço.

Falsifikatorët e parasë kanë zbuluar se monedhat metalike si nje apo dy euro janë më të lehta për tu hedhur hedhur në treg, dhe forma më e mirë për t’i qendruar larg policisë.

“Kartmonedhat e falsifikuara duhet të jenë rreth 850 fije në total. Kurse karmonedha euro kanë qenë diku tek 133 copë. Por tendenca e fundit që është vënë re është se kemi tendencë rritje të monedhave, metal euro të pranishme në vendin tonë si të falsifikuara. Kemi 365 metalmonedha dy euro-she.”- tha

Por tregtia e parave të pavërteta nuk ka bërë për vete vetëm grupet kriminale. Nëse bën një kërkim në rrjetin social TikTok dhjetra faqe të ofrojnë shitjen e eurove fallso. Mbrapa faqes EuropeMoney5 qendron nje person me emrin Albin Musliu, nga Kosova,i cili kundrejt 500 eurove fallso kërkon 50 euro-ve.

GAZETARI: Interesohem për euro fallco, sa mund të marr si fillim?

ALBIN MUSLIU: 1000 euro për 100 euro

ALBIN MUSLIU: Pagesa bëhet përmes cryptovalutove ose moneygram, trasporti vonohet për 8-12 orë.

GAZETARI: Të lutem më fol për cilësinë e eurove, a dallojnë që janë fallco?

ALBIN MUSLIU: Cilësia është më e larta tash për tash i kalon të gjitha përvec bankave.

GAZETARI: Por si funksionon ku do të mi sillni?

ALBIN MUSLIU: Ne i sjellim personalisht vlla dhe t’i lojm me një adresë afër lokacion ton ( tënd ). Ti shkon i mer aty se me postë nuk është e sigurtë.

GAZETARI: O bosi më mirë me moneygram, se nuk e kam idenë e ketyre kriptove.

ALBIN MUSLIU: Albin Musli, shteti Kosovë këtu mundesh me bo transferimin na dërgo fletpagesën edhe mandej e nisim porosinë.

Grupi yne iu bind rregulave të mashtrusit nga Kosova, nëse shumë e parave që Albini kërkoi nuk dërgohej, blerësi humbiste shansin të shtinte në dorë eurot falso.

GAZETARI: Po sikur t’i jap të gjitha lekët në dorë dhe kështu bëjmë shkëmbimin e eurove të mia me ato eurot e tua fallco?

ALBIN MUSLIU: Smundemi ashtu për shkak të sigurisë.

GAZETARI: Po shkoj të t’i nis 50 euro me moneygram. Ok?

ALBIN MUSLIU: 50 euro për 500 të vin aty. Transporti do të thirr në telefon sapo të vijnë paret.

GAZETARI: Mere dhe kodi xxxx

ALBIN MUSLIU: Dërgoma fletpagesën në këtë email tmerold17@gmail.com

ALBIN MUSLIU: Në mbramje 22:00-24:00 të vijnë lekët.

500 eurot e falsifikuara nuk erdhën në Shqipëri, Albin Musliu pasi tërhoqi 50 eurot që i dërgoi Top Channel vendosi t’i bëntë bllok adresës sonë me emër të rremë në TikTok. Në rrjetet sociale njerëzit si Albini që mashtrojnë, mashtruesit që duan të qarkullojnë para falso nuk janë të pakët në numër.

Por kjo nuk zbeh të vërtetën që vendin tonë qarkullojnë euro dhe lek falso dhe fatkeqësit pre e këtij mashtrimi bien ata njerëz të cilët duan të paguajnë shërbimet me para të vërteta.

Next Post
Situata me COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: U regjistruan 40 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Situata me COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: U regjistruan 40 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com