• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta bëhet si Berisha në “zanatin” e shpifjeve

by Carlo Bollino
08/02/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Sëmundja berishiste e shpifjes ka infektuar tashmë edhe Presidentin e Republikës, sapo ky i fundit i është bashkuar politikisht. Siç ndodh tashmë historikisht me të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Sali Berisha ja ka ngjitur tashmë edhe Ilir Metës strategjinë e tij politike: Shpif, shpif se diçka mbetet! Një model ideologjik dhe sjellje e mësuar në shkollat marksiste-leniniste që Sali Berisha ka frekuentuar në rini të tij (me vota të shkëlqyera) dhe që prej 30 vitesh e imponon si një rregull “moral” ndaj kujtdo që i qëndron pranë, qoftë ai familjar apo shërbëtor. Për t’u çliruar nga metoda e shpifjeve mjafton të dalësh nga rrethi magjik i Sali Berishës, por sa je brenda (apo vendos të rikthehesh), nis ngjitja dhe rishpërthen te cilido nevoja e dëshpëruar për të gënjyer.

Sot Ilir Meta ju rikthye sulmeve ndaj Shqiptarja.com duke e akuzuar se ka publikuar një “fake news”, kur në të vërtetë “fake” (gënjeshtër) ishte pikërisht përgënjeshtrimi i Ilir Metës. Ilir Meta gënjen ndaj nesh ashtu si prej 30 vitesh Sali Berisha dhe klani i tij. Nuk njoh praktikisht asnjë mes politikanëve, gjykatësve, policëve apo gazetarëve që duke qëndruar nën influencën e “Doktorit” nuk është përpjekur të baltosë profesionalizmin tonë përmes shpifjeve. Ndoshta i vetmi përjashtim që meriton të njihet si i tillë u bë nga Tritan Shehu i cili në 1995, edhe pse ishte në majat e drejtimit berishian, pati kurajon të pranonte se dëbimi im nga Shqipëria si person non grata nuk bazohej në asnjë nga akuzat që kishte hedhur në qarkullim Berisha dhe shpifësit e tij (përfshi dhe disa diplomatë perëndimorë), por thjeshtë për arsye ”mospërputhje” politike. Pra, isha tepër i pavarur.

Pasi ka qene ai vetë viktima e sulmeve verbale te ”doktorit”, Ilir Meta ka vendosur të hipë në të njëjtën varkë të gënjeshtrës mbi të cilën Berisha lundron prej vitesh tashmë gjithnjë e më i vetmuar. Edhe pse të shtyrë që të dy nga nevoja për t’i bërë shoqëri njëri-tjetrit, nuk është vetëm vetmia ama ajo që i bashkon. Ndërsa kanë mbetur edhe 30 ditë nga afati i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që duhet të vendosë nese ta shkarkojë dhe 5 muaj nga përfundimi i mandatit të tij të natyrshëm, Ilir Meta jeton në një hapsirë në të cilën nuk është më totalisht President, por as akoma totalisht lider partie. Një situatë hibride e ngjashme me atë që përjeton dhe Sali Berisha, i katandisur në pak muaj nga pozicioni dominant i liderit historik të Partisë Demokratike në një rol periferik të mbështetësit të jashtëm të LSI. Njëri përfaqësues i pjesës më radikale të së djathtës, tjetri, militant i një të majte unikale sovraniste, siç i ndodh shpesh politikanëve të veshur me një ego të pamatë, pikërisht tani që po humbasin identitetin e vet, janë të bindur se mund të sfidojnë këdo me forcën e delirit të tyre, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që të dy gënjejnë në të njëjtën mënyrë, dhe fakti që tani gënjejnë bashkë, mendojnë se janë bërë më të fortë. Në realitet, pikërisht falë gënjeshtrave të tyre, ato qe i kanë bashkuar janë vetëm dobësitë.

Next Post
“Bora Zemani, njeriu i vitit 2021?”/ Donaldi flet me bindje: Patjetër, vendoseni me ‘Po’

“Bora Zemani, njeriu i vitit 2021?”/ Donaldi flet me bindje: Patjetër, vendoseni me ‘Po’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com