• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dyshuar për sulm terrorist/ EULEX kërkon ndihmë për transferimin e ish-policit Dejan Pantiç

by
23/12/2022 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tha se ende është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë autoritetet e Kosovës për ta transferuar ish-policin Dejan Pantiç nga një stacion policor afër Jarinjës, në një qendër paraburgimi.

Megjithatë, ky mision i BE-së tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është përgjegjës për mbajtjen në arrest të Pantiçit, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. EULEX tha po ashtu se një mjek i misionit, me kërkesë të një gjykatësi paraprak, ka ekzaminuar Pantiçin më 17 dhjetor.

“Raporti i këtij ekzaminimi i është dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake”, tha misioni i BE-së në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi më 22 dhjetor se kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë ndihmë për transferimin e Pantiçit, duke shtuar se dërgimi i tij në një qendër paraburgimi “është prioritet” për autoritetet në Kosovës.

Ai po ashtu tha se Pantiç gëzon shëndet të mirë dhe është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“EULEX po monitoron nga afër rastin e D.P, për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet në Kosovë. Përveç me Policinë e Kosovës, Zyrën e Prokurorit Special, Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, EULEX po ashtu është në kontakt me avokatin e D.P. Misioni po ashtu është takuar me Avokatin e Popullit, si mekanizëm i Kosovës për të parandaluar torturën, dhe i mandatar që të kryejë vizita të paparalajmëruara në të gjitha vendet ku privohet liria”, tha EULEX në përgjigjen dërguar REL-it.

Për shkak të arrestimit të Pantiçit më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Një ndër kushtet për largimin e barrikadave, sipas Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – është edhe lirimi i Pantiçit.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kërkesa për lirimin e Pantiçit “është e papranueshme”./REL

/e.d
Next Post
Media kroate: A do të luajë edhe Kosova në stadiumin e Serbisë?

Media kroate: A do të luajë edhe Kosova në stadiumin e Serbisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com