• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Historiografia jonë një “tokë djerrë” që po prodhon bimë të egra!

by Java News
16/02/2022 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinioni publik i Kosovës dhe më gjerë këtyre ditëve u ndodhë para figures së Xhafer Devës, i papërgatitur, si para një “toke djerrë” dhe për pasojë kemi vërejtur se jo pak individë kishin marrur me vete veglat joadekaute për ta punuar këtë “tokë”

Nga Mehmet PRISHTINA

Nëse i referohemi debateve të kohëve të fundit, do të vërejmë se ne si shoqëri ende nuk e kemi një njësi matëse-relevante mbi vlerësimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të së kaluarës. Kjo ka ardhur si pasojë e qasjes fragmentare e sipërfaqësore të historiografisë sonë, e cila ende nuk ka arritur të hedhë në “sitën” e vërtetësisë shumë detaje nga e kaluara e jonë. Në mungesë të kësaj “site”, sot për ngjarje e personalitete historike flet gjithsecili, e më së paku ata që janë të thirrur dhe të përgatitur (nëse janë të përgatitur) për ta thënë një të vërtetë, e cila jo domosdoshmërisht duhet të jetë absolute. Fundja asnjë shkencë, pra as historiografia, nuk pretendon të zbuloj një të vërtetë absolute dhe të pëmbyllur, sepse gjithmonë do të mbeten disa pyetje e dilema të hapura, të cilat ose do të marrin përgjigje me vonesë ose asnjëherë nuk do të marrin përgjigje përfundimtare.

Po historiografia jonë, a po vonohet në dhënien e përgjigjeve që kërkon koha, apo ajo ende po vuan pasojat e një qasjeje bardh e zi, ku ngjarjet e proceset e historike shikohen të ndara në pozitiv-negativ, patriot-tradhtar, përparimtar-regresiv etj.

Procesi i të shkruarit të historisë shkon krahas konsolidimit të shteteve dhe shoqërive. Në Kosovë ka ndodhur një proces i çuditshëm sepse ndërkohë që konsolidimi i shtetit po ndodhë, në anën tjetër historiografia po vendnumron. Ka shumë faktorë që kanë determinuar një gjendje të tillë dhe ende nuk kemi një përgjigje të prerë mbi këtë anomali, por ajo që bie në sy lidhet me qasjen e ngusht që ka historiografia jonë zyrtare ndaj të kaluarës.

Kosova ende nuk e ka të shkruar historinë e saj zyrtyre si shtet, pa harruar të përmenden edhe periudhat e rëndësishme historike, duke filluar nga antika, mesjeta e deri te luftërat botërore, ku konteksti i shqiptarëve dhe i Kosovës në aspektin historiografik-shkencor mbeten disi të mjegulluar. Kjo ka ndikuar që shumë historian të huaj kur flasin për këto periudha, ose i referohen burimeve serbe, ose përshkrimin e ngjarjeve e bëjnë mbi interpretime të lira, por jo gjithmonë objektive.

Analiza shkencore historiografike, mbështetur në dokumente arkivore, dhe në burime relevante, ka për qëllim eliminimin e dilemave e hezitimeve të panevojshme mbi  ngjarjet dhe personalitetet. Sikur ta kishim këtë analize, ne sot nuk do të kishim dilema e polemika mbi rolin e disa personaliuteteve tona nga e kaluara dhe nga e sotmja  në proceset politike nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët. Ne ende debatojmë dhe kontestojmë mbi rolin dhe kontributin e Adem Demaçit, bie fjala, në ngritjen  e vetëdijes politike e kombëtare të shqiptarëve, duke i atribuar atij, gjatë interpretimi, padrejtësisht ngjyrime politike e ideologjike. Kështu ka ndodhur edhe me figurën e Ibrahim Rugovës, Ukshin Hotit, Jusuf Gërvallës etj. Kështu tash së fundmi po ndodhë edhe me figurën e Xhafer Devës, një personalitet me dritët-hijet e veta, por i cili në historiografinë tonë ka mbetur një “tokë e pashkelur”. Zakonisht këto lloj tokash nëse nuk punohen një kohë të gjatë, ato ngelin djerrë dhe mbi të mund të mbijnë lloj-lloj bimësh që zakonisht e bëjnë shumë të vështirë ripërpunimin e asaj toke.

Opinioni publik i Kosovës dhe më gjerë këtyre ditëve u ndodh para figurës së Xhafer Devës i papërgatitur, si para një “toke djerrë” dhe për pasojë kemi vërejtur se jo pak individë kishin marrur me vete veglat joadekaute për ta punuar këtë “tokë”. Kemi vërejtë se shumë çka nga jeta dhe vepra e këtij personaliteti po i dëgjonim për herë të parë, dhe atë jo nga historianët (me ndonjë përjashtim të vogël), por nga publicistët dhe studiuesit tjerë.

Kur një audience është e papërgatitur profesionalisht të absorbojë përmbajtje të panjohura, ajo është më lehtë e prirur t’i ekspozohet të vërtetave e gjysëm të vërtetave, interpetimeve objektive e subjektive, qasjeve parimore e tendencioze etj. Kjo për pasojë e mos krijimit të një shkolle modern të interpretimit shkencor e objektiv të historisë, e cila do të duhej të ishte e liruar nga ndikimet politike e ideologjike dhe do të ishte e paisur me instrumentet e domosdoshëm të gjykimit të drejt e relevant të së kalaurës, e cila nëse nuk studiohet si duhet mund të bëhet peng i së ardhmes.

A ka rrezik që ne të bëhemi peng i së ardhmes si pasojë e qasjes sipërfaqësore e fragmentare  ndaj së kaluarës?

Debatet e kohëve të fundit po dëshmojnë se ne pa dashje mund të futemi në axhendat e huaja dhe të bëjmë shërbime që shkojnë në dëm të imazhit dhe perspektivës sonë si shtet dhe si shoqëri. Cektësia e këtyre debateve ka ardhur si pasojë e mungesës së historiografisë kritike, e cila do të duhej të ndiqte modelet e njohura të shkollave të huaja historiografike, ku e vërteta nuk do të mund të mjegullohej, siç po ndodhë me disa të vërteta nga historia jonë kombëtare.

Pa pretenduar në të vërtetën absolute, historiografia jonë ka detyrime të pashlyera ndaj të sotmes dhe së ardhmes për ta paraqitur të kaluarën ashtu siç ishte, e jo ashtu siç do të donim të ishte.

Prishtinë, 14 shkurt 2022

Next Post
Komisioni për Inceneratorët/ Anëtarja e PS-së, Denaj, apel opozitës: Lini dëshmitarët të shprehen!

Komisioni për Inceneratorët/ Anëtarja e PS-së, Denaj, apel opozitës: Lini dëshmitarët të shprehen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In