• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

by Skënder Minxhozi
03/03/2026 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Vetëm 12 ditë më parë bota u njoh me një panel burrash e grash që kërkonin vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump në fotot familjare në Uashington. Ishte Bordi i Paqes që i paraqitej me pompozitet botës, teksa pas perdeve Amerika dhe Izraeli përgatiteshin për luftë. Kanë kaluar vetëm 12 ditë nga ai moment por duket si një përjetësi. Duket gjithashtu si një ironi therëse fakti që një president që themelon një OKB paralele “për të zgjidhur konfliktet”, që ka garuar në zgjedhjet e fundit presidenciale me devizën “Presidenti i Paqes” dhe që kërkon nga mëngjesi në darkë çmimin Nobel për paqen, të ndodhet sot në krye të një sulmi të armatosur të kësaj shkalle, me pasoja thellësisht të rrezikshme për të gjithë globin. Bordi i Paqes e nisi aktivitetin me një akt lufte!

Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka prodhuar një zinxhir ngjarjesh që kanë potencialin ta fusin në një tunel të errët paqen botërore. Kanë mjaftuar tre ditë luftime që të kuptohet se teatri i konfliktit mund të kapë kufinjtë e Evropës, pasi ka përfshirë brenda vetes të gjithë Lindjen e mesme, gadishullin arabik dhe zonën rreth tij. Lufta ka mbyllur ngushticën e Hormuzit ku kalon 20% e naftës dhe gazit natyror në shkallë globale teksa çmimet e naftës e gazit po ngrihen frikshëm. Ajo ka futur në rrezen e saj të përgjakshme gjashtë monarkitë e Gjirit Persik të njohura si një mjedis i stabilizuar që ka qëndruar larg konflikteve e luftrave. Dronët mbi Dubai dhe Doha kanë shokuar opinionin botëror, pasi vetë qëllimi i sulmeve iraniane mbi to ishte pikërisht i tillë. Të krijojnë habi dhe tmerr në monarkitë e luksit ku “asnjëherë nuk ndodh asgjë e keqe”.

Është e qartë se lufta që SHBA dhe Izraeli shpallën kundër Iranit nuk është një pasojë e ndonjë urgjence që lidhet me programin bërthamor të këtij vendi. Prej 40 vitesh Izraeli pretendon se “Irani është një javë larg bombës bërthamore”. Ky inkursion është qartazi një tentativë për të ndryshuar regjimin teokratik dhe brutal të ajetollahëve. Por pa pasur një plan B nën tryezë. Presidenti Trump po pyetet në mënyrë të përsëritur nga mediat amerikane se cili është hapi tjetër pas rrëzimit të regjimit aktual në Iran, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje të qartë se çfarë amerikanët dhe izraelitët mendojnë të bëjnë pasi të kenë rrëzuar regjimin.

Me kusht që ta rrëzojnë, kuptohet. Pasi orët e para të luftës i ngjajnë një loje shahu ku palët po masin forcat, po mundohen të ruajnë rezervat dhe kartat që kanë nën mëngë. Mbrojtja ajrore izraelite po fillon të ndjejë peshën e raketave e dronëve iranianë, ndërkohë që avionët amerikanë e kanë sërish të lehtë të penetrojnë në hapësirën ajrore iraniene.

Dihej që të sulmosh një vend me 92 milion banorë nuk është si të sulmosh Libanin apo Sirinë. Dihet gjithashtu fuqia ushtarake që Irani disponon, sidomos në stokun e madh të raketave të të gjithë përmasave dhe me rreze veprimi të tillë sa kanë futur në mendime edhe jugun e Evropës përfshirë Shqipërinë e vogël megjithë bazën e opozitës iranine MEK në Manzë.

Shqipëria ndodhet në periferinë e këtij konflikti gjigand, por për arsye specifike ajo nuk ndjehet totalisht e imunizuar dhe e paprekshme nga risqet luftës. Frika që shprehte deputetja e opozitës nga Manza për mundësitë e një goditjeje të kampit të opozitës iraniane që ndodhet aty prej më shumë se një dekade, është pasqyra e pasigurisë që ka mbjellë një konflikt i cili gjeografikisht po konsumohet shumë larg kufinjve tanë shtetërorë.

Nuk ndihmon në këtë aspekt as qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar në këto orë. Pasi kemi dhënë të gjithë ndihmën tonë modeste duke strehuar kundërshtarët e regjimit iranian vite më parë, ne si shtet kemi mbajtur edhe politikisht, edhe verbalisht pozicione të ashpra ndaj Teheranit. Përzumë ambasadën e tyre në Tiranë në vitin 2022 pas ndërprerjes së marrëdhënieve dypalëshe, u kthyem në një shënjestër masive sulmesh elektronike nga hakerat iranianë të cilët bllokuan sistemet tona digjitale duke nxjerrë në shesh rrogat, adresat e targat e shqiptarëve të thjeshtë.

Qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim më shumë amerikan e izraelit ndaj Iranit, sesa një pozicion evropian. Edhe këto orë, ndërkohë që Evropa shpejtoi të deklarojë se nuk do të përfshihet në konflikt, deklaratat zyrtare të Tiranës ishin edhe një herë tjetër më të ashprat. Mbetet të shihet çfarë do të prodhojë kjo politikë e avancuar dhe e shkujdesur ndaj një konflikti i cili nuk është i yni dhe që nuk na përket si shtet.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në Bordin e Paqes dhe vizita e tij në Tel Aviv po vijojnë të pasohen me një qëndrim të ashpër ndaj ngjarjeve në Iran, megjithëse brenda vetë Amerikës dhe Izraelit një pjesë e madhe opinionit publik mendon se kjo luftë bëhet për të devijuar vëmendjen nga dosjet Epstein që lidhen me presidentin Trump dhe akuzat për korrupsion që lidhen me kryeministrin Netanjahu.

Konflikti aktual ka më shumë se një hije dyshimi mbi qëllimet strategjike dhe shkaqet reale. SHBA dhe Izraeli nuk e pranojnë se po e sulmojnë Iranin me qëllim që të ndryshojnë regjimin aty por thjesht për të ndalur avancimin e programit bërthamor iranian drejt bombës atomike. Megjithatë pas perdes nukleare duket se qëllimi real i dy aleatëve ushtarakë në fjalë është ndërrimi i regjimit të ajotollahëve me një qeveri që t’i përshtatet interesave amerikano-izraelite. E paqartë sesi kjo mund të ndodhë duke goditur një perandori 2500 vjeçare që është sa gjysma e Evropës nga ajri dhe pa trupa tokësore. Edhe me e paqartë sesi mund të pretendosh se po godet një program bërthamor vetëm tetë muaj pasi i the gjithë botës se bomba atomike iraniane “ishte varrosur një herë e mirë” nën thellësitë e tuneleve të goditura nga predhat amerikane gjatë luftës 12 ditëshe.

Në të kundërt ajo që mbetet e qartë është bota ka hyrë në një turbullirë skajshëm të rrezikshme dhe pa krye, ku ata që sulmojnë nuk dinë çfarë duan të bëjnë të nesërmen e fitores kurse ata që mbrohen shpërfillin vuajtet e popullit të tyre për të ruajtur teokracinë e kalbur e të përgjakshme 40 vjeçare.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

Comments 2

  1. Pendul says:
    6 months ago

    …..dhe ne shqiptarët, do ti biem karadyzenit, duke kënduar haja qënit, pija qënit…..

    Reply
  2. Vlora says:
    6 months ago

    SHKËLQYER

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

September 10, 2026
Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

September 10, 2026
Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

September 10, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

BE vendos rregulla të reja për qiratë ditore: Qytetet mund t’i kufizojnë kur ‘Airbnb’ rëndon krizën e strehimit !

September 10, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Paraja e pistë po helmon ekonominë”- Tabaku me World Economic Forum: Shqipëria ka potencial, por kapitalet e dyshimta deformojnë tregun

September 10, 2026
Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

September 10, 2026
“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

September 10, 2026
Parashikimi dramatik për Arktikun

“Luftë” në Polin e Veriut, NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

September 10, 2026
Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën!

Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën!

September 10, 2026
Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com