• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

by Gurali Brahimllari
03/03/2026 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gurali Brahimllari

Me ligjin  nr 8723, dt 26.12.2000, vendi ynë  ka aderuara në“Konventën e vetme mbi drogat nartkotike (1961 e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972). Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare  nr 50/2000  dhe neni “1” Përkufizimet” ka këtë përmbajtje :

“1. ..(b) “Kanabis” nënkupton majat e luleve ose fruteve të bimës kanabis (duke përfshirë  farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen  me majat), nga të cilat nuk është hequr rrëshira, pavarësisht nga emri me të cilin mund të emërtohen..

Ne zbatim te kësaj Konvente,   disa jave më pas, më 24.01.2001, me ligjin nr 8733, Parlamenti ka riformuluar  nenin 283 të K.Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” duke  përjashtuar nga përgjegjësia penale vetëm  rastet e “përdorimit vetjak dhe në doza të vogla” të lëndëve narkotike,  për  të cilën ka patur edhe një vendimim unifikues nga KBGJL.

Praktika gjyqësore 26 vjeçare ka pranuar përgjegjësinë penale të “poseduesve” të lëndëve narkotike cannabis sativa në  formë e “gjethes” vetëm mbi bazën e vlerës së kërkuar nga ligji për THC e cila del nga analiza kimike e mostrave që janë  gjendur dhe sekuestruara të dyshuarit .

Por këto ditë është publikuar një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës Supreme Spanjolle, shpallur më dt 28 janar 2026 (Nr. 47/2026 (ECLI:ES:TS:2026:248), i cili duhet të sjellë ndryshume në praktikën tonë gjyqësore.

Në këtë vendim del se Gjykata, duke refuzuar ankimin e Prokurorisë   ka konfirmuar lirimin nga akuza për “posedim/mbajtje të lëndëve narkotike” të një shtetasi, edhe pse ai kishte mbjellë (kultivuar) në banesën e tij, rreth 988 bimë cannabis (nga analiza e THC,  832 kishin përmbajtje prej 2.0%, ndërsa 156 bimë kanabis me një përmbajtje THC prej 2.2%). Gjykata Supreme Spanjolle, duke intertetuar ligjin penale vendas,  në raport me  përcaktimet e nenit 1/b të “Konvetës së vetme mbi drogat (OKB 1961), ka konkluduar se, pavarësisht  vlerës së THC, mbajtja/posedimi i pjesës së “gjethes” së bimës cannabis,   nuk përbën vepër penale, në rastet kur nuk vërtetohet se bima ka arritur fazën “me maja të  lulëzuara”.

Në kushtet kur referenca për mungesën e përgjegjësisë penale  ishte në të njëjtën Konvetë  Ndërkombëtare (në të cilën vendi ynë ka aderuar me ligjin  nr 8723, dt 26.12.2000), fillimisht u çudita sepse teksti i përkthyer i saj përcaktonte “duke përfshirë  farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen  me majat”

Në këto rrethana verifikove  tekstin  ORIGJINAL të  “Konventës së vetme mbi drogat nartkotike (e ndryshuar nga Proktokolli i vitit 1972), në të cilin konstatohet qartësisht  se  përkthimi i nenit 1/b të saj,  është krejtësisht i gabuar sepse excluding  ka kuptimin e kudnërt me përkthimin si sipër, duke përjashtuar.   Formulimi në anglisht është si vijon:  (b) “Cannabis” means the floëering or fruiting tops of the cannabis plant (excluding the seeds and leaves ëhen not accompanied by the tops) from ëhich the resin has not been extracted, by ëhatever name they may be designated.

Prandaj Gjykata Supreme Spanjolle me të drejtë ka arsyetuar se:  “Duke lënë mënjanë kultivimin, e vetmja bazë e disponueshme për përgjegjësi penale ishte posedimi me qëllim shpërndarjeje. Por ky variant kërkon, si një parakusht të domosdoshëm, që substanca e sekuestruar të kualifikohet si drogë toksike ose narkotike. Dhe këtu vepron Konventa e Vetme mbi Drogat. Në përputhje me konventat ndërkombëtare, farat dhe gjethet që nuk janë të ngjitura në majat e lulëzuara të bimës së kanabisit përjashtohen nga ky status”  Pa maja lulëzuese, nuk ka kanabis të kontrolluar. Pa kanabis të kontrolluar, nuk ka objekt për veprën penale.”

          Nga kjo  Jurisprudencë e Gjykatës së Lartë Spanjolle, mendoj se ligjvënësi duhet të gjeje urgjentisht, mundësinë e korigjimit të gabimit të bërë 26 vjet më parë, ndërsa autoritet gjyqësore,  duhet të aplikojnë nenin 122 të Kushtetutës dhe duke e zbatuar, në mënyrë të DREJTPËREDREJT, nenin 1/b të “Konventës së vetme mbi drogat nartkotike (e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972) sipas së cilës, ashtu si në Spanjë,  duhet të  përjashtohen nga përgjegjësia penale personat për të cilët nuk është vërtetuar se  “gjethet” cannabis që  posedonin, të jënë shkëputur nga  bima cannabis në fazën e lulëzimit. Madje ky skandal në përkthim i Konvetës në fjalë,  duhet të shoqërohet me rishikimin e vendimeve të dënimit të shumë persona  që janë arrestuar e dënuar për disa gjethe cannabis sative,  që kanë kaluar  nocionin e ‘dozës së vogël e për përdorim vetjak,  dhe se, nga analiza kimike  është përmbushur kriteri i përmbajtjes së vlerës së THC,  por nuk  është kryer asnjë verifikim  nëse “gjethet” kanë qenë ose jo të bimëve të cannabisit në fazën e majave  të lulëzuara, sikurse kërkohet nga Konventa e vetme mbi drogat nartkotike (OKB 1961) e cila në nenin 1/b ka përkufizuar se: “….  b) “Kanabis” nënkupton majat e lulëzuara ose frutore të bimës së kanabisit (duke përjashtuar farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen me majat) nga të cilat nuk është nxjerrë rrëshira, me çfarëdo emri me të cilin mund të emërtohen.

Next Post
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 1, 2026
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In