• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hidhet shorti i kampionatit të futbollit FRESSH Tirana, Veliaj dhe Tahiri: Në 18 qershor duhet të fitojnë shqiptarët

by Java News
04/05/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e kompleksit sportiv “Dinamo”, me prezencën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe të Kryetarit të PS së Tiranës Saimir Tahiri, u hodh shorti për ndeshjet me eliminim direkt të 162 skuadrave të regjistruara në kampionatin e futbollit të FRESSH Tiranë.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftoi të gjithë të rinjtë që në 18 qershor të votojnë për PS duke iu bashkuar ekipin më të madh fitues në vend. “Ose rrëzohemi të gjithë bashkë, ose ngrihemi të gjithë bashkë. Asnjë rezultat nuk është final, gjithmonë ka një ndeshje tjetër për t’u përgatitur më fort dhe për t’u fituar më bindshëm. Dua të ftoj të gjithë, jo vetëm për këtë kampionat, por ndoshta edhe në organizime të tjera që secili mund t’i bëjë në lagje. Ne jemi sot qyteti më i ri në Republikë. Në qoftë se mosha mesatare e Shqipërisë është 35 vjeç, mosha mesatare e Tiranës është më pak se 30 vjeç, falë studentëve që vijnë në Tiranë, falë gjimnazeve që Tirana i ka më të shumta.

Kjo do të thotë që edhe betejën finale, atë që ka realisht rëndësi, në 18 qershor, është shumë e rëndësishme, që ata që votojnë për herë të pare, të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, ekipin më të madh dhe ekipin më fitues në vendin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se pavarësisht rritjes së numrit të terreneve sportive këto dy vite, puna do të vijojë pa u ndalur për të shtuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Më vjen mirë që bashkë me Bashkinë, kemi bërë sa kemi mundur për terrenet sportive. E di që disa ndeshje do të zhvillohen  këtu, disa të tjera tek liqeni, disa të tjera nëpër kalçeto, nëpër lagje. Më vjen mirë po ashtu, që edhe sporte të tjera përveç futbollit, siç janë basketbolli, volejbolli, megjithë investimet që kemi bërë në palestra kanë marrë hov, por nëse ka një kritikë të madhe për Bashkinë e Tiranës, ky jam unë, sepse them që ne mund të bëjmë akoma më shumë”, nënvizoi ai.

Veliaj theksoi rëndësinë që ka vota në zgjedhjet e 18 qershorit në mënyrë që të vijojnë investimet në të gjithë kryeqytetin dhe për të mos kthyer Tiranën sërish në periudhën e gjumit.  “Nga ana tjetër, di edhe një gjë shumë mirë, që ne edhe mund të humbasim më shumë. Ne mund të humbasim nëse kthehemi mbrapsht, mund të humbasim nëse Tirana shkon në gjumë, mund të humbasim nëse çadra kthehet prapë në Shqipëri dhe e bën ashtu siç e bëri ato vite që sundonte Shqipërinë”, tha kreu i Bashkisë.

Ndërsa Kryetari i PS së Tiranës Saimir Tahiri theksoi se ky kampionat është shembulli më i mirë se si mund të punohet në një skuadër fituese.  “Sa ka rëndësi të punojmë bashkë për Shqipërinë që duam, ka rëndësi që fillimisht të mësojmë të jemi njerëz të mirë, të jemi shokë të mirë, të jemi një familje e mirë që di të sillet mirë, di të punojë bashkë, di të luajë bashkë dhe të fitojë bashkë. Unë shpresoj që ky kampionat të jetë shembulli më i mirë për secilin prej jush. Se si mund të bëjmë një skuadër dhe skuadër fituese. Ky kampionat është vetëm shenja më e mirë për të na treguar se si mund të gjejmë hapësira përtej politikës për të garuar dhe për të fituar”, tha Tahiri.

Duke e cilësuar si tepër të rëndësishme pjesëmarrjen në një garë, Tahiri deklaroi se ajo është një shans që u jepet qytetarëve që të votojnë për më të mirin. “Shikoni çfarë ndodh në politikë ta kuptoni se si ka ca që duan garë dhe t’i japin shansin qytetarëve të votojnë për më të mirin. Ka ca që nuk duan garë dhe nuk duan fare të futen në votim. Ka ca që nuk duan as zgjedhje. Të paktën ne e dimë që ky vend bëhet duke garuar me njëri-tjetrin. Të paktën ju e dini që njerëz më të mirë në këtë vend  mund të ketë  vetëm duke u bërë bashkë nëpërmjet garës me njëri-tjetrin. Të paktën ne e dimë që ky vend dhe Shqipëria që duam mund të bëhet më e mirë vetëm duke gjetur mundësi për t’u bërë bashkë sa herë ka një vështirësi”, tha ai.

Tahiri theksoi se gjatë qeverisjes së këtyre katër viteve, PS ka treguar më shumë sesa njëherë që punon për Shqipërinë dhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve shqiptarë. “Secili prej jush është fitues, secili prej jush është një kampion, sepse keni hyrë në një garë që na bën bashkë për të gjetur më të mirin. Është shumë e rëndësishme që edhe ju ta kuptoni se mundësitë tona për të gjetur rrugën që duhet për Shqipërinë që duhet, janë të pafundme. Në fakt PS ka treguar, më shumë sesa njëherë që punon për Shqipërinë që duam. Edhe gjatë këtyre kohëve kemi treguar që qeverisja jonë, Kryeministri, ministrat, të gjithë ata që mbajnë një detyrë publike, punojnë për ta bërë jetesën më të mirë, për më shumë mirëqenie, për më shumë punësim për ju, për të rinjtë në veçanti”, u shpreh Tahiri.

Për kreun e PS-së së Tiranës, pavarësisht se gjatë këtyre katër viteve është bërë shumë, ka ende për të bërë. “Por kemi akoma edhe më shumë për të bërë, ju e dini këtë. Ne jemi të parët që e dimë këtë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se bëhemi të gjithë bashkë. Ky kampionat është vetëm një mundësi, ka pafund mundësi, për të punuar prapë bashkë, ka pafund mundësi, për të ndërtuar bashkë Shqipërinë që duam. Në qoftë se në këtë garë do fitojnë disa skuadra, në këtë garë sigurisht do ketë fitues”, u shpreh ai.

Kryetari i PS-së së Tiranës deklaroi se në zgjedhjet e 18 qershorit, gara e PS nuk është me partitë, por me papunësinë, me varfërinë. “Në 18 qershor duhet të fitojnë shqiptarët. Në 18 qershor gara jonë nuk është me partitë. Në 18 qershor gara jonë është me papunësinë. Në 18 qershor gara jonë është me varfërinë. Në 18 qershor gara jonë është me shtetin e rrënuar që na lanë pas. Në 18 qershor gara jonë është me të gjithë ata që duan ta mbajnë peng vendin. Dhe në 18 qershor gara jonë është për Shqipërinë që duam. Kështu që hajde bëhemi bashkë dhe punojmë prapë bashkë. Hajde garojmë dhe në 18 qershor fitojmë ne dhe gjithë shqiptarët në çdo cep të Shqipërisë. Kështu që jepini forca! Jam shumë i bindur që në fund të këtij kampionati fituesi do i përfaqësojë të gjithë”, tha Tahiri.

ma.me

Next Post
Rama: Sonte në 20:45 për të ekspozuar të vërteta të thjeshta

Rama: I dhashë Bashës zv.kryeministrin që do merrej vetëm me zgjedhjet, nuk pranoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

April 15, 2026
Kriza politike në Kosovë/ LVV pret emra nga opozita, Konjufca i gatshëm të tërhiqet nga gara për president

Kriza politike në Kosovë/ LVV pret emra nga opozita, Konjufca i gatshëm të tërhiqet nga gara për president

April 15, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Kërcënoi, dhunoi dhe i përplasi automjetin 33 vjeçarit, arrestohet i riu me “Range Rover” dhe armë pa leje në Tiranë

April 15, 2026
Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

April 15, 2026
Pallati ende në flakë, shefi i Zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do të bëhet kur të shuhet zjarri

Pse flakët “përpinë” pallatin? Ja si i shpëtuam banorët. Flet zjarrfikësi që ishte në..

April 15, 2026
Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

April 15, 2026
Ukraina mposht Rusinë me robotë! Për herë të parë, një pozicion armik pushtohet pa ushtarë

Ukraina mposht Rusinë me robotë! Për herë të parë, një pozicion armik pushtohet pa ushtarë

April 15, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Samiti/ Hoxha: Sfida ime, krijimi i një “atlasi” për të evidentuar kontributin e diasporës

April 15, 2026
Demokratët në SHBA kërkojnë shkarkimin e shefit të Pentagonit, Hegseth

Demokratët në SHBA kërkojnë shkarkimin e shefit të Pentagonit, Hegseth

April 15, 2026
Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In