• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

by A R
15/04/2026 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet nisi sot procesin e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese i shpalli të paligjshme ndryshimet që socialistët miratuan në shtatorin e vitit të kaluar. Por Gjykata ende nuk e ka publikuar vendimin e arsyetuar, ndaj opozita kërkoi që diskutimet për rregulloren të nisin pasi të dalë vendimi i plotë, për të kuptuar ku duhet Parlamenti të ndërhyjë.

“Nuk mundet të bëhet një prezantim, sa kohë ne nuk dimë për vendimin e Gjykatës, mënyrën se si ky Këshill do të marrë detyrat që na lë dhe t’i kthejmë ato në punë për Parlamentin. Duhet ta presim atë dhe më pas dikush të propozojë”, Oerd Bylykbashi, deputet PD.

“Nuk flitet për urgjencë, sepse po mblidhemi pas një muaji e gjysmë dhe, për më tepër, nuk do ta mbyllim sot procesin. Do të presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, Niko Peleshi, Kryetari i Kuvendit.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Taulant Balla prezantoi ndryshimet e hartuara nga mazhoranca, ndër të cilat edhe kalimi me procedurë të përshpejtuar i ligjeve të nevojshme për procesin e integrimit.

Por Oerd Bylykbashi e kundërshtoi, duke vënë në dukje se procesi ligjbërës duhet të jetë më i kujdesshëm.

Më 23 shkurt, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndryshimet që mazhoranca socialiste i bëri Rregullores së Kuvendit në muajin shtator, duke rritur numrin e komisioneve nga 8 që ka pasur Parlamenti në 11 komisione të përhershme. Gjykata nuk goditi thelbin e ndryshimeve, por procedura e ndjekur nga PS ishte e paligjshme, duke i lënë detyrë Parlamentit që të miratojë edhe njëherë nenet e rregullores për këtë çështje. Tashmë pritet vendimi i arsyetuar i Gjykatës, në mënyrë që Parlamenti të ndërhyjë në Rregulloren e Kuvendit.

Next Post
Pallati ende në flakë, shefi i Zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do të bëhet kur të shuhet zjarri

Pse flakët “përpinë” pallatin? Ja si i shpëtuam banorët. Flet zjarrfikësi që ishte në..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In