• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pse flakët “përpinë” pallatin? Ja si i shpëtuam banorët. Flet zjarrfikësi që ishte në..

by A R
15/04/2026 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri masiv që përfshiu një pallat 12-katësh pranë QSUT-së në Tiranë ka nxjerrë në pah sfidat dhe rreziqet e mëdha që paraqesin ndërtesat me fasada moderne. Sipas zëvendësdrejtorit të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, Nebi Muçaj, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e menjëhershme dhe e mirëorganizuar, duke shmangur pasoja më të rënda në jetë njerëzish, edhe pse rreth 30 apartamente u shkrumbuan.

“Ndodheshim në vendngjarje pak minuta pas ngjarjes. Kishin shpërthyer flakë të mëdha, të cilat ishin përhapur në fasadën e pallatit. Në ato momente u bë evakuimi i disa banorëve. Dy-tre prej tyre ishin lënduar nga tymi dhe nga zjarri. Gjithashtu, në vendngjarje mbërritën edhe forcat e mbrojtjes, të cilat, së bashku me shërbimin e urgjencës, realizuan evakuimin e të lënduarve me autoambulanca drejt Spitalit “Nënë Tereza”. Pesë zjarrfikës mbetën të lënduar dhe të asfiksuar. Njëri prej tyre u dërgua në Toksikologji, ndërsa tre-katër të tjerë në repartin e Plastikës. Sipas informacioneve, ata janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja u bë shumë shpejt dhe, fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz”, tregon Muçaj në një intervistë në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

Muçaj theksoi se përhapja e shpejtë e flakëve u ndikua nga struktura e fasadës, e cila lejon zjarrin të përparojë brenda saj, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen me ujë. “Patjetër që konsiderohet një operacion i vështirë duke parë situatën, ambientin ku ndodhet zona dhe materiali që është digjet shpejt dhe e rëndon punën”, thotë Muçaj.

“Nuk ka problem te pallatet e vjetra. Ato nuk kanë këtë lloj sistemi, kanë edhe një sistem që është kapot, por është me suvatim dhe nuk ka ventilim. Megjithatë, tani do të flasin ekspertët, do të shikojnë se pse edhe këtë ecuri kaq të shpejtë të zjarrit”.

Megjithatë, falë mobilizimit të zjarrfikësve, ushtrisë dhe policisë, u arrit evakuimi i banorëve dhe kufizimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Operacioni u konsiderua i vështirë, sidomos për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme dhe përmasave të flakëve. Disa zjarrfikës pësuan lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Muçaj vlerësoi punën heroike të tyre, ndërsa tregoi edhe ndjesitë e banorëve të pallatit teksa shihnin banesat e tyre të digjeshin.

“Është e dhimbshme. Unë isha edhe sot në vendngjarje dhe kur shikon njerëzit me lot në sy… Sepse punon një jetë të tërë për një shtëpi, çdo njeri sakrifikon për një banesë e tij dhe ta shikosh të digjet në pak minuta nuk është e drejtë”, thotë Muçaj. “Kështu që është një çik e dhimbshme, e trishtë, por zjarrfikësit vënë këtë trishtim në plan të parë, sepse e konsiderojnë se aty ndodhet një motër e tyre, një nënë e tyre, një banesë e tyre. Prandaj mundohen të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit e pasurinë”.

Ai apeloi për më shumë kujdes nga qytetarët, sidomos në parkim dhe në pajisjen e banesave me fikëse zjarri, si dhe për rritje të ndërgjegjësimit për masat parandaluese ndaj zjarreve.

Next Post
Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In