• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kriza politike në Kosovë/ LVV pret emra nga opozita, Konjufca i gatshëm të tërhiqet nga gara për president

by E B
15/04/2026 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Albin Kurti deklaroi të mërkurën se është në komunikim me liderët e partive opozitare për t’i dhënë zgjidhjes çështjes së presidentit por ende nuk ka rezultate.

“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur të ka rezultate atëherë ju njoftojmë”. Zëvendësi i Kurtit dhe kandidati për president, Glauk Konjufca u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga gara nëse partitë opozitare propozojnë një emër që mund të jetë i pranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në momentin që opozita e gjen një president të përbashkët edhe e propozon para nesh, e kjo nuk do të thotë që të ishte propozim i krejt opozitës, por së paku i dy prej partive politike, unë mendoj që do të isha shumë i lumtur të tërhiqja kandidaturën time. Por, nëse kjo nuk ndodh dhe tërhiqet kandidatura, nuk e zgjidh problemin. Kjo është çështja”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se propozimi i PDK për një marrëveshje nuk mund të bëhet nëse ata nuk i nxjerrin emrat për diskutim. Sipas tij, në këtë parti ka shumë emra që janë të papranueshëm për ta. Sipas tij, opozita po kalkulon për zgjedhje pasi pretendojnë se ish-presidentja Vjosa Osmani mund të dëmtojë Vetëvendosjen.

“Opozita do me përfshi si element të ri në skenën tonë politike përfshirjen e presidentes Osmani, prej nga ata kalkulojnë që kjo do ta zbriste ndoshta përqindjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Prej kur ka qenë ky element në garë, nuk ka pasur propozime të sinqerta. Kjo është më shumë kalkulim i opozitës për zgjedhje”.

I pyetur nëse Osmani do të dëmtonte vërtetë Vetëvendosjen, Konjufca tha se ish-presidentja nuk është rreshtuar në kampin kundër mazhorancës dhe se janë të hapur për bashkëpunim me të.

“Nuk e di, nuk mund të paragjykoj. Presidentja Osmani nuk e ka shfaqur orientimin e saj politik që është kundër Vetëvendosjes. Ajo vetëm ka thënë që do të angazhohet në politikë. Po unë mendoj që rrugët tona prapë takohen”, vijoi Konjufca.

Kryediplomati kosovar shtoi se nëse vullneti i opozitës është të shkohet në zgjedhje, atëherë nuk kanë sesi ta parandalojnë.

Next Post
Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In