• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hasa: Të gjithë deputetët e PD do jenë të enjten në Kuvend, do votojnë pro arrestimit të Berishës! Donte ta përdorte partinë për…!

by Java News
18/12/2023 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD zyrtare votoi pro kërkesës së SPAK, duke bërë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve në Kuvend t’i hapë rrugë përpilimit të raportit që do t’i paraqitet seancës plenare, ku pritet miratimi i kërkesës për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Anëtari i Kryesisë së PD Endri Hasa i ftuar në “Studio Live” në Report tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se qëndrimi i PD zyrtare ka qenë gjithmonë i njëjtë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit.

“Qëndrimi i PD ka qenë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë/ është qëndrim i kahershëm i joni. Çdo politikan duhet të jetë i njëjtë para drejtësisë si çdo qytetar. Duhet të shkojë para ligjit i barabartë. Ka qenë qëndrim sa herë është kërkuar heqja e imunitetit për gjithkënd. Ne jemi në mbështetje të SPAK e kemi bërë këtë që në krijimin e tij. Jemi në mbështetje të korrupsionit pa kompromis”.

I pyetur nëse ka pasur presione ndaj PD zyrtare që të mos votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës, Hasa u shpreh ish-kryeministri donte ta përdorte PD për betejën personale por nuk ia doli.

“Përfaqësuesit e PD kanë qenë të qartë për mbështetjen e tyre. Nuk jemi intimiduar asnjëherë. Nuk biem pre e asnjë presioni kushdo ta bëjë këtë. Ne e kemi thënë që beteja e Berishës ishte personale dhe ai donte ti përdorte demokratët për betejën e tij personale. Sot arritëm te ajo ditë që beteja nuk është për demokratët, beteja që bëmë ne është për demokratët”, shtoi ai.

Në seancën e ditë së enjte ku do të dërgohet për votim raporti që do përpilohet nga Këshilli i Mandateve, Hasa bëri me dije se do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët e PD zyrtare, me në krye Bashën, të cilët do të votojnë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-Kryeministrit.

“Do votohet raporti. Kemi qenë gjithmonë pro heqjes së imuniteit dhe të gjithë deputetët e Pd do shkojnë për të votuar”, tha ai i pyetur nëse do të shkojë Kryedemokrati Lulzim Basha.

Një tjetër qasje kishte ish-deputeti Lefter Maliqi.

“Meqë kam një përvojë të gjatë dhe si deputet prej 7 vitesh në komisionin e sigurisë kombëtare, nuk ka nevojë që të bëhet kjo pyetje sepse Rama ka thënë që SPAK e krijova vetë. Kemi pasur dëshirë të madhe që SPAK të ishte i pavarur. Unë jam i bindur se SPAK vepron me dy standard.

Në fillimet e para kam pasur besim dhe kam bërë disa kallëzime. Tani shikoj dhe habitem. Për rastin konkret jam i bindur që ka prapavijë të fortë politike për shkak se e njoh Ramën, Nuk lëshon karrige. Ia ka arritur qëllimin. U tregon të tijve se ata që ngrenë kokë i fus në burg”.

Ai apeloi për bashkimin e demokratëve.

“Thirrja ime e fundit është bashkimi i  të gjithë demokratëve. Basha dhe të tjerët”, shtoi Maliqi./m.j

Next Post
“Hajde këtu…”/ Rama e Begaj në mbrëmjen Gala të FSHF-së i dorëzojnë Sylvinho-s shtetësinë shqiptare

"Hajde këtu..."/ Rama e Begaj në mbrëmjen Gala të FSHF-së i dorëzojnë Sylvinho-s shtetësinë shqiptare

Comments 1

  1. Rike LLapà says:
    2 years ago

    Dridhe Lefteris dridhe, si Likja në vakt……

    Reply

Leave a Reply to Rike LLapà Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In