• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!  Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

by B K
20/06/2025 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin e madh kibernetik në vitin 2022, ndaj shërbimeve shtetërore online në vendin tonë.

Ky grup i sofistikuar hakerësh pranoi se fshihet pas sulmit në një postim në aplikacionin “Telegram”, duke e lidhur me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep muxhahedinëve , organizatës që lufton regjimin laiko-autoritar të Teheranit dhe që është strehuar prej vitit 2013 në selinë e saj në Manzë të Durrësit.

“Ne iu paralajmëruam të dëbonit terroristët e MEK nga territori i Shqipërisë. Por ju i njohët ata si refugjatë të ligjshëm dhe i dhatë lehtësi si letërnjoftime dhe pasaporta. Ata po udhëtojnë me këto karta identiteti të falsifikuara. Sipas marrëveshjes me organizatën “GIZ” ju ishit të detyruar t’u ofronit azil shumë qytetarëve, veçanërisht anëtarëve të MEK. Tani e kuptojmë më mirë, pse ata janë të vendosur në Tiranë, por i zhvillojnë eventet e tyre në Gjermani”, thuhet në postimet e HomeLand Justice në Telegram, të cilët theksojnë se “kjo situatë është shkaktuar nga liderët e qeverisë shqiptare. Sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre”

Hakerët iranianë pretendojnë se jo vetëm kanë rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, por kanë “nxjerrë të dhënat e tyre dhe kanë fshirë serverat e tyre”.

Në faqen online të Bashkisë ofrohet edhe shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor, por u pezullua për shkak të sulmit. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti mbi afatin e shtyrjes së aplikimeve.

“Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. Në vijim do t’ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve.

Pas sulmeve kibernetike që Irani bëri ndaj shërbimeve online shtetërore, qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe përjashtimin e personelit të tij diplomatik nga vendi.

Në qershor të vitit 2023, me urdhër të SPAK policia bastisi kampin e muxhahedinëve në Manzë duke sjellë një reagim të ashpër të këtij komuniteti. Dyshimi ishte, se kjo organizatë përdorte kampin si bazë për të kryer sulme kibernetike në drejtim të Republikës Islamike të Iranit.

Shënimi i plotë në Telegram

“Bashkia e Tiranës është jashtë shërbimit. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ne iu paralajmëruam të dëbonit terroristët e MEK nga territori i Shqipërisë. Por ju i njohët ata si refugjatë të ligjshëm dhe i dhatë lehtësi si letërnjoftime dhe pasaporta. Ata po udhëtojnë me këto karta identiteti të falsifikuara. Sipas marrëveshjes me organizatën “GIZ” ju ishit të detyruar t’u ofronit azil shumë qytetarëve, veçanërisht anëtarëve të MEK. Tani e kuptojmë më mirë, pse ata janë të vendosur në Tiranë, por i zhvillojnë eventet e tyre në Gjermani. Ku është marrëveshja me organizatën GIZ? Kjo situatë është shkaktuar nga liderët e qeverisë shqiptare. Sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, kemi nxjerrë të dhënat e tyre dhe kemi fshirë serverat e tyre”.

 

Next Post
Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Google dhe Facebook: Shkelje e paprecedentë

Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Google dhe Facebook: Shkelje e paprecedentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të thirrën për Teatrin?”, Hervin Çuli flet pasi u mor në pyetje nga SPAK: Kam kryer një krim tjetër…

Në Serbi fitoi rezistenca, jo molotovi!

October 26, 2026
Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Kosova është shtet dhe pikë

Shqiptarët me dy deputetë në Serbi, Kamberi: Të marrë fund albanofobia në Beograd

October 26, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Të kundërshtosh pushtetin nuk do të thotë se di ta fitosh atë!

October 26, 2026
Gjuha shqipe hyn në një shkollë publike, nisma që po bën bujë në Greqi

Gjuha shqipe hyn në një shkollë publike, nisma që po bën bujë në Greqi

October 26, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

October 26, 2026
Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

October 26, 2026
Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

October 26, 2026
SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In