• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

by A R
26/10/2026 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot më 26 tetor një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri, ashtu edhe kudo tjetër në Evropë.

Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të autoriteteve publike.

Ministri Hoxha rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog në çdo kohë, kudo dhe me këdo, që nuk është i përfshirë në akte dhune. Ai e cilësoi dialogun si një vlerë demokratike dhe mënyrën më të mirë për të kapërcyer dallimet, për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar.

“Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Ministri Hoxha vlerësoi shkëmbimin e hapur me partnerët evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të synimit të përbashkët për një të ardhme në Bashkimin Evropian.

Next Post
Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In