Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes.
Burime pranë gazetës TemA bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision në Top Channel.
Rubrika “Antena brenda Familjes” në gazetën TemA e kishte parashikuar pak kohë më parë këtë lëvizje, e cila tashmë doli e vërtetë.
Duma ndërkohë ka hapur edhe një Akademy, me emrin “G Akadamy”.
Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme.
Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.
/s.f