• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

GP Malajzi, fiton Pedrosa, dënohet Rossi (VIDEO)

by A R
25/10/2015 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dani Pedrosa ka fituar Çmimin e Madh të Malajzisë, ku emocionet ishin kryefjalë dhe lufta Rossi- Lorenzo u ngjit në skenë me të gjithë madhështinë e saj.

Një garë emocionuese u zhvillua në Malajzi, me surpriza dhe një episod i cili fton në debat të gjithë të apasionuarit e moto-sportit.

Drejtuesit e MOTO GP, kanë vendosur të dënojnë Rossin me një sanksion të paprecedent. “Doktori” do të niset i fundit në garën e fundit të këtij botërori, që do të zhvillohet në Spanjë, javën e ardhshme. Ky vendim ka lënë të shokuar pilotin italian dhe Yamahan, të cilët në mbrojtje të tyre deklaruan se spanjollët nuk zhvilluan garë të pastër, duke i hapur rrugën Lorenzos, teksa u kthye në një pengesë për Rossin, që për të mos dalë vetë nga pista u detyrua dhe kreu një gjest jo normal. Gjithësesi, fjalët i merr era dhe tashmë Rossit do t’i duhet një garë spektakolare për t’u shpallur kampion bote.

Gara nisi mjaft shpejtë, me Lorenzon, që humbi dy pozicione, teksa i rikuperoi ato menjëherë, pa u mbyllur qarkorja e parë. Gara vijoi me duelin Lorenzo-Rossi, ku spanjolli arriti të parakalojë lehtësisht jo vetëm “Doktorin”, por dhe bashkëkombasin Rafa Marquez. Ky i fundit, i cili nuk reagoi aspak pas kalimit të Lorenzos, u kthye në një murë betoni për Valentino Rossin.

Doktori tentoi të parakalojë spanjollin e Hondas, pas xhiros së tretë, por ky i fundit e shqetësoi jo pak Rossin, i cili përgjatë xhirove 4 deri në qarkoren e tetë, kur Rossi nervozohet dhe me këmbën e tij të majtë i prishi ekuilibrin Marquez që doli jashtë loje, duke u rrëzuar.

Gara pas këtij episodi ishte tensionuar në skuderitë respektive, Yammaha e Honda, por jo në garë, ku Dani Pedroza fitoi lehtësisht garën dhe Lorenzo e mbylli atë në vendin e dytë. Valentino Rossi arriti të dalë i treti, por tashmë pritet dhe vendimi i drejtuesve të Moto GP.

Tashmë botërori udhëhiqet nga Rosi me shtatë pikë diferencë me Lorenzon dhe gara e Spanjës, që do të zhvillohet javën e ardhshme do të jetë dhe shfaqja e fundit përpara shpalljes së kampionit të botës.

ATSH

https://youtu.be/EJxE-rDakAE

Next Post

Avokati i Popullit: Shkelet parimi i sigurisë juridike për pensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com