• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

by A R
08/09/2026 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A është në dijeni kryeministri në detyrë i Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së? Ishte pyetja e ngritur nga gazetarët, të cilës Albin Kurti iu përgjigj kështu: “Nuk kam asnjë informacion. Këtu jemi për eficiencë të energjisë, por nuk kam asnjë informacion”.

Gjykata Speciale do të shpallë verdiktin final më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Me të kaluar këtë çështje, Kurti u pyet edhe për vazhdimin e seancës për konstituimin e kuvendit të ri gjatë të mërkurës. Kreu i Vetëvendosjes nuk zbuloi nëse do të bëjë një propozim për kryeparlamentar, gjë e cila do të funksionalizonte legjislaturën e 11-të, por u ndal në vetëm këtë deklaratë. “Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, tha ai.

Kurti pati dhe disa fjalë për çështjen e presidentit, pas krisjes që pasoi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës me arritjen e marrëveshjes për kandidatin Bekim Sejdiu me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Vazhdojmë me takime dhe bisedime në mënyrë që të zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme dhe të kushtueshme… Jemi vazhdimisht në komunikim me të tjerët dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do ta bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, shtoi Kurti.

Emri i Bekim Sejdiut kundërshtohet nga 6 deputetë të LDK-së, ndërsa tashmë ata nuk i kanë 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e tij president. Sa i përket vazhdimit të seancës konstituive, partia e drejtuar nga Abdixhiku ka konfirmuar prezencën për të mërkurën, gjithashtu edhe PDK-ja e Bedri Hamzës.

Next Post
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

November 3, 2026
Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë mjete elektrike dhe 2,6 milionë makina ‘të huaja’

November 3, 2026
Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

November 3, 2026
Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

November 3, 2026
Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

November 3, 2026
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

November 3, 2026
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In