• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

by Skënder Minxhozi
08/09/2026 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ndër shumë e shumë akuza, baltë dhe mallkime, këto orë Edi Rama po sulmohet në rrjet dhe media edhe për vizitën e shumëpërvuajtur e të shumëpritur të Sali Berishës në Amerikë. Ti që thoje që doktori nuk e kalon dot oqeanin, a s’na thua tani sesi ka mundësi që e kaloi?! Ky është refreni që gjen sot në mediat dhe rrjetin social pranë PD. A thua se Ramës nuk i mjaftojnë sulmet e kritikat nga 100 anë, tani i duhet të japë shpjegime edhe rreth një vendimi selektiv të administratës amerikane (që ka kushtuar jo pak po nja 6 milion dollarë lobime) për t’i dhënë mundësi hyrjeje në SHBA kreut të opozitës. Ndërkohë që nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga administrata amerikane për heqjen e statusit non grata për Berishën dhe as për familjarët e tij që ndodhen nën të njëjtin ndëshkim disavjeçar nën akuza korrupsioni dhe minimi të demokracisë.

Pelegrinazhi i Sali Berishës në Amerikë është një ngjarje shpaguese dhe çliruese për individin Berisha.  Pasi ka vuajtur pesë vjet nën goditjen amerikane, ai ka të drejtë të ndjehet sot sikur ka hequr nga shpina një barrë të rëndë. Është e kotë të abuzohet apo ironizohet me këtë aspekt personal e njerëzor të kësaj historie. Udhëtimi në SHBA është fundi i pjesshëm dhe i palumtur i një dënimi të rëndë dhe të merituar nga demokracia më e madhe e botës mbi një politikan që ka shkaktuar shuma pasoja e drama në vendin e tij në 35 vite karrierë.

Është me vend ndërkaq që kjo fitore e vogël personale e Doktorit të vendoset në një kontekst të drejtë dhe objektiv krize e depresioni ku ndodhet sot partia që Berisha drejton. Sepse këto orë po asistojmë në një parodi gazmore dhe në kufinjtë e qesharakes, plot egzaltim dhe sfidë nga ana e përkrahësve të Doktorit, të cilët po mundohen ta paketojnë udhëtimin amerikan të ish-kryeministrit si një moment kthese që s’dihet mirë se çfarë surprizash do të prodhojë gjatë rrugës për vetë Berishën dhe të gjithë politikën shqiptare.

Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Jemi thjesht në prezencën e një drame personale të një politikani afatgjatë e përtej çdo “afati skadence”, që me degëzimin e lumtur të vizitës në SHBA po na shitet sot si një histori suksesi që influencon mbarë politikën shqiptare. Asgjë më false nuk ka sesa ta shesësh këtë që po i ndodh Berishës, si një fabul që mund të ndryshojë diçka në zhvillimet që po kalon Shqipëria e sotme. Ata që thonë të kundërtën ose nuk po tregohen të sinqertë, ose duhet të ndërrojnë mjekim. Kënga e fundit e mjelmës mbetet e tillë në mënyrë të pakthyeshme dhe është abuzive ta shesësh si një histori të ngjashme “me marsin 1991”! Ka rrjedhur shumë ujë nën ura që nga ajo kohë!

Treni i fundit për Doktorin në skenën e politikës së madhe shqiptare ka kaluar qyshse e mori PD në vitin 2021 me 580 mijë vota nga Lulzim Basha dhe e katandisi në 400 mijë të tilla katër vite më vonë. Vizita në SHBA ka kohë që e ka humbur sharmin dhe misterin për sa kohë që vitet kanë bjerrur besimin tek rikthimi i Doktorit dhe protesta e flamengove ka ribërë në tre muaj raportet e forcës brenda opozitës, duke e gërryer të gjithë bazën e elektoratit të Partisë Demokratike dhe partive të tjera tradicionale dhe duke e tretur në ujë mbështetjen e tyre popullore. Është pak por e sigurt që nëse votohet nesër për pushtetin qëndror, PD dhe aleatët e saj historikë do të dilnin me një grusht mizash në zgjedhje. Shumë më poshtë se 500 mijë votat e vitit të shkuar.

Në këtë kontekst krize të thellë egzistenciale të opozitës, një kapërcim oqeani nga ana e kryetarit të partisë nuk ka asnjë shans të provokojë ndonjë spostim çfarëdo nga trajektorja rënëse ku PD ndodhet prej vitesh. Sepse shkaku themelor i kësaj krize nuk ka qenë statusi non grata i Berishës, por vetë nisma antihistorike e tij për t’u rikthyer me çdo kusht në majë të partisë duke e marrë peng atë dhe të ardhmen e saj.

Është qesharake të sajohet një fabul suksesi mbi një udhëtim të vonuar me vite dhe në një situatë si kjo që po kalon sot opozita e vjetër, me flamengot rrugëve, me një bazë votuesish që sot është më e tkurrur se kurrë më parë dhe me të tre liderët kryesorë të PD, PL e PR në procese gjyqësore nën akuza korrupsioni e shpërdorimi. Treni i opozitës ka shkuar shumë përtej stacionit të fundit, sa nuk ka udhëtim në Amerikë a Evropë që ta kthejë më pas. Pelegrinazhi amerikan i Sali Berishës i shërben tashmë vetëm Sali Berishës.

Next Post
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Comments 1

  1. Loro Sqolli says:
    2 months ago

    Për RIKTHIMIN e Sali Berishes në pulitikë – Shkodranja Jozefinë, nëpër dhëmbë thotë, “kambë të reja, n’byth t’vjetra”, por s’kena ça bajmë, se s’kena tjetër ma t’hajrit qi t’përplaset me Ed Ramën, qi na asht ba si burri nans e s’asht tuj na u hjek qafet”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

October 28, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

October 28, 2026
Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

October 28, 2026
Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

October 28, 2026
E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In