• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Avokati i Popullit: Shkelet parimi i sigurisë juridike për pensionet

by A R
25/10/2015 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit konstaton shkeljen e parimit të sigurisë juridike në rastin e përfitimit të pensionit të invaliditetit dhe atij familjar nga personat të cilat në pesë vitet e fundit detyrohen të kenë të paktën një vit të siguruar.

Një gjë e tillë pra, kriteri i vjetërsisë së punës, është vendosur me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin e sigurimeve shoqërore si rezultat i reformës në pensione, duke penalizuar shtetas, që më parë mund ta përftonin këtë pension invaliditeti.

Në një rekomandim drejtuar Ministrisë së Mirëqënies Sociale në datën  01.06.2015 (Rekomandimi plote), Avokati i Popullit ka referuar shqetësimin e shtetases R.M. banuese në qytetin e Tiranës, e cila ka paraqitur pranë institucionit ankesën lidhur me mosdhënien e të drejtës për të përfituar pension familjar.

Sipas shpjegimeve të parashtruara në ankesë, bashkëshorti i shtetases R.M. ka ndërruar jetë më datë 24.01.2015, duke i lënë në ngarkim dy fëmijë. Ajo ka paraqitur kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë për të përfituar pension familjar, por ka marrë përgjigje se nuk mund të përfitojë këtë pension, pasi nuk plotësohet kushti i vjetërsisë së punës. Kjo për arsye se bashkëshorti i saj i ndjerë ka ndërprerë marrëdhëniet e punës në vitin 2000 dhe nuk ka qenë i siguruar në 5-vjeçarin e fundit të paktën 12 muaj.  Ankuesja këtë e quan shkelje të të drejtave të njeriut, pasi bashkëshorti i saj ka punuar prej 21 vitesh dhe kjo punë e bërë nuk i njihet, vetëm për faktin se nuk ka qenë në marrëdhënie pune për pesë vitet e fundit, jo për faj të tij. Duke qenë në moshë pune, atij nuk i është ofruar asnjë vend pune, pavarësisht se ka qenë i regjistruar në zyrën e punësimit si punëkërkues i papunë.

Avokati i Popullit në rekomandimin e adresuar për  Ministrinë e Mirëqenies Sociale kërkon përmirësim të nenit 35 pika 2 si dhe të nenit 41 pika 1 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,  në kuptimin e rivendosjes së parimit të sigurisë juridike.

Në rekomandim argumentohet fakti se, ndryshimi ligjor në këto dy nene, bie ndesh pikërisht me parimin e sigurisë juridike. Ky është një element esencial i parimit të shtetit të së drejtës. Siguria juridike nënkupton, ndërmjet të tjerash, garantimin e besueshmërisë së individit tek shteti, institucionet e tij dhe aktet që ato nxjerrin. Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e referon konceptin e sigurisë juridike, tek e drejta e fituar, pritshmëria e ligjshme dhe besimi i qytetarëve tek shteti për pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara.

Parimi kushtetues i shtetit të së drejtës do të konsiderohet i dhunuar, nëse mohohen ose shkelen siguria juridike, stabiliteti ligjor dhe mbrojtja e pritshmërive të ligjshme. Besueshmëria e qytetarit ka të bëjë me faktin se ky i fundit, nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve normative që cënojnë dhe përkeqësojnë një gjendje të vendosur me akte të mëparshme.

Avokati i Popullit deklaron se, pasi nuk ka morrë asnjë përgjigje zyrtare nga ana e Ministrisë së Mirëqenies Sociale brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj për këtë rekomandim, i ka dërguar një tjetër kërkesë.

“Përgjigja e ardhur nga MMSR, ne muajin shtator 2015  është kjo: ‘Rekomandimi juaj është studiuar dhe diskutuar me specialistët e fushës së sigurimeve shoqërore dhe është konkluduar se skema publike e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, është ndërtuar sipas parimit PAYGO, pra bazohet në kontributet dhe përfitimet që janë të përcaktuara në ligj. Në rastin e pensionit të invaliditetit janë përcaktuar kushtet për periudhën kontributive, dhe specifikisht kërkohet që në 5 vitet e fundit të ketë kontribut të paktën 1 vit.  Veç kësaj, sqarojmë se pensioni i invaliditetit jepet për pamundësinë e kryerjes së punës ku personi është i angazhuar. Vlerësimi nga KMCAP-ja, bëhet duke vlerësuar aftësinë për punë në raport me punën ku është i angazhuar. Nëqoftëse personi bëhet i paaftë kur nuk ka qenë në punë, atëherë duhet t’i drejtohet skemës së ndihmës ekonomike për paaftësi, e cila jepet pavarësisht nga kontributet”.

ATSH

Next Post

Botërori 2006, FIFA i kërkoi 40 milionë euro Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

September 8, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

September 8, 2026
Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com