• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

by A R
08/09/2026 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Bajram Begaj i ka përcjellë një mesazh Kuvendit, duke u bërë thirrje deputetëve për më shumë bashkëpunim, dialog dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve dhe vendit.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi se nisja e një sesioni të ri është një moment për të reflektuar mbi rezultatet e deritanishme, për të identifikuar sfidat kryesore dhe për të planifikuar më mirë punën institucionale.

“Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme”, shkruan Begaj.

Presidenti u ndal edhe te pjesëmarrja qytetare në jetën publike, duke e cilësuar protestën paqësore dhe shprehjen e lirë të mendimit si pjesë të natyrshme të një shoqërie demokratike.

“Protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesë mund të gjejë të njëjtën përgjigje”, u shpreh Begaj.

Sipas tij, sfida e përbashkët është që zëri i qytetarëve dhe angazhimi i institucioneve të shndërrohen në një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve.

Duke iu drejtuar deputetëve, Begaj tha se një demokraci e konsoliduar nuk matet nga mungesa e dallimeve, por nga mënyra se si institucionet dhe shoqëria i përballojnë ato.

“Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen me argumente. Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit. Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës”, deklaroi Presidenti.

Begaj renditi edhe disa prej prioriteteve strategjike të vendit, mes tyre sigurinë kombëtare, shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve, partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reformën territoriale.

Në qendër të mesazhit të Presidentit ishte edhe integrimi europian i Shqipërisë. Begaj theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropian është një zgjedhje strategjike dhe një projekt kombëtar që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Bashkimi Evropian nuk është vetëm një destinacion diplomatik apo një objektiv politik. Për qytetarët tanë, ai lidhet me besimin te reformat, me cilësinë e institucioneve dhe me sigurinë se ligji zbatohet për të gjithë. Reformat që na ndihmojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian janë reforma që e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më sociale, më funksionale dhe më krenare për qytetarët e saj.

Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin”, theksoi ai.

Begaj shtoi se në këtë proces secili institucion dhe aktor i shoqërisë ka rolin e vet, ndërsa Kuvendi duhet të ushtrojë plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës, mazhoranca të shndërrojë angazhimet në rezultate dhe opozita të ofrojë kontroll dhe alternativë.

Sipas Begajt, Bashkimi Evropian nuk duhet parë vetëm si një objektiv politik apo diplomatik, por si një proces që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e institucioneve, reformat dhe besimin e qytetarëve te shteti dhe ligji.

Presidenti u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke e cilësuar konsolidimin e saj si një prej përgjegjësive më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

“Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit”, deklaroi Begaj.

Ai theksoi se një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet përbën një garanci për qytetarët.

Në mbyllje të mesazhit, Presidenti u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë për çështjet me rëndësi strategjike për vendin.

“Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”, u shpreh Begaj.

Mezahi i plotë i Presidentit:

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive ndaj vendit dhe qytetarëve!

Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme.

Shqipëria është sot një vend me ambicie të mëdha dhe me një shoqëri që merr pjesë gjithnjë e më shumë në jetën publike. Qytetarët shprehen më hapur për pritshmëritë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Kjo është pjesë e vitalitetit të një shoqërie demokratike dhe një tregues se demokracia jonë vazhdon të zhvillohet.

Në këtë kuptim, protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesë mund të gjejë të njëjtën përgjigje.

Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Të nderuar deputetë,

Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen me argumente.

Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit.

Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës.

Interesat afatgjata të Shqipërisë kërkojnë një vizion përtej ndarjeve të ditës.

Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka bërë një zgjedhje të qartë strategjike për të ardhmen e saj. Rruga evropiane dhe orientimi ynë Euroatlantik janë pjesë e kësaj zgjedhjeje. Rrugëtimi evropian është një projekt kombëtar, një proces i thellë ndryshimi shoqëror që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një destinacion diplomatik apo një objektiv politik. Për qytetarët tanë, ai lidhet me besimin te reformat, me cilësinë e institucioneve dhe me sigurinë se ligji zbatohet për të gjithë.

Reformat që na ndihmojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian janë reforma që e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më sociale, më funksionale dhe më krenare për qytetarët e saj.

Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka përpara saj objektiva të rëndësishme dhe shumë mundësi. Për t’i shfrytëzuar ato, kemi nevojë për bashkëpunim, angazhim, dialog, dhe për besimin se, edhe kur kemi dallime, jemi në gjendje të punojmë së bashku për atë që është në interes të vendit.

Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët.

Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!

Next Post
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

September 8, 2026
FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

September 8, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Do sulmonte rrjetet elektrike, arrestohet 48-vjeçari në Gjermani mes tensioneve me Rusinë

September 8, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Në kokat e turbullta s’ka vend për humanizmin

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com