• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykatësi kapet rob

by Frrok Çupi
05/05/2020 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi/

Të tjerët ishin të rinj për të qenë gjykatës, ndaj sot janë vetëm dëshmorë. Mes dëshmorëve të Atdheut, ku sot bëri homazhe shteti, nuk ka asnjë gjykatës. Gjykatësi veç mund të merret peng apo të kapet rob- kjo është paradigma që shtetet me kolona të dobëta ose me mafiozë në krye, kanë caktuar për fatin e gjykatësve. Është interesant se mes gjithë intelektualëve të pushkatuar nga diktatura komuniste, ndonjë rrallë, ndoshta vetëm Lazer Radi ishte jurist. Edhe gjykatësin Skerdilajd Konomi e vranë në vitin 2011 sepse nuk mundën t’i bëjnë një të zezë më të madhe: Ta kapin rob…

Shteti i keq ndjehet i lirë vetëm kur zë gjykatësit rob. Sot është kapur gjykatësi Adrian Dvorani, dhe kjo i ka hapur rrugë presidentit të shtetit, Ilir Meta. Para varreve të dëshmorëve ai foli për Dvoranin, thuajse i eksituar nga lajmi se ‘ai u kap’. Po, ‘kjo është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike…’, tha Meta.

Dvorani ishte i dyti gjykatës në ‘vitet e Demokracisë’ që u kap për t’i hapur rrugën ‘zotit të keq’. Para këtij ishte kryetari i Gjykatës së Lartë, (që atëherë e quanin ‘e kasacionit’) , Zef Brozi. Edhe ai, kur e kapën, po këtë ndjenjë lumturie solli për ‘shtetin’.

Çfarë ndodhi sot me zotin Dvorani?

Nuk ka ndodhur ende asgjë, por presidenti i republikës shpreson se e ‘varrosi’. Ky i tanishmi nuk është aq i fuqishëm sa presidenti i zotit Brozi.

A është i njëjti arketip i gjykatësit që ‘kapet rob’ në çdo kohë të ‘zotit të keq’?

Ja lidhjet:

Zoti Dvorani është një jurist i zoti në profesion- siç e njohin kolegët. Ai është strikt, ose ‘kalë karroce’ para drejtësisë. Ka qenë komunist, dhe kjo e rëndon shumë para komunistëve që duan ta kapin.

E njëjta gjë me Brozin. Qe një moment, në vitin 1995, kur i kapën edhe një fshehje në biografi: ‘Pse e ka mbiemrin Brozi, çfarë e lidh me Josif Broz Titon?’ Edhe Brozi njihej si jurist dhe pedagog i zoti. Ai nuk ishte komunist, por ishte demokrat, një nga pedagogët që i kërkuan ‘pluralizëm politik’ presidentit Alia. Kjo ishte një gjë shumë e keqe për liderët e Demokracisë, ku nuk pranohej nëse nuk kishte qenë komunist ose spiun, ose xhahil… E njëjta si me Dvoranin komunist- punë vlere.

Lidhja e dytë:

Dvorani ka kryer një krim, ashtu si edhe Brozi kishte kryer atëherë. Gjykatësi i kapur rob në vitin 2020 e ka kryer krimin në vitin 2011. Zëvendës- kryeministri i kohës, zoti Ilir Meta, u kap nga ministri Prifti, me zë e figurë, duke vjelur 700 mijë euro korrupsion. U ngrit më këmbë gjyqi i Gjykatës së Lartë, për të ‘dënuar’ Metën. Por natën përpara, kryeministri i asaj kohe, i shkoi publikisht në shtëpi Metës, dhe pinë verë…, asgjë tjetër. Të nesërmen Gjykata e Lartë vendosi se ‘vjedhja nuk ishte e vërtetë’, dhe pas kësaj 4 burra protestues u vranë te shkallët e zyrës së kryeministrit… Mes 5 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm Adrian Dvorani votoi kundër farsës. Ky bëri krimin, ndërsa 4 të tjerët u tha se morën nga 1 milionë euro, dhe dolën faqebardhë. Tani zoti Dvorani ‘kriminel’ ka ardhur në dorë të ‘viktimës’ së tij, Ilir Meta, i cili është president i Republikës. O! ça do t’i bëjë Iliri, o zot, as kocka nuk do t’i lërë!… Deri tani e ka paditur në prokurori, ka shkruar letra nëpër botë ‘ma hiqni qafe’ këtë gjykatës; dhe sot ishte dita për ta hequr nga funksionet… Për të vrarë nuk vriten kurrë gjykatësit…

Edhe Zef Brozi këtë lloj krimi bëri: Fatos Nano, kryeministër e kryetar i PS, ndodhej në burgun e Bënçes, por pa asnjë faj. Fatosi ishte trofeu i presidentit të Republikës në atë kohë. Brozi mori dosjen e Nanos për gjykim, konstatoi se ishte pa asnjë provë fajësie, dhe vendosi ‘lirimin e kriminelit’. Vetë presidenti Berisha më vonë ka deklaruar se ‘e paskam futur kot në burg’. Njësoj si Dvorani. Njëri liroi politikanin e pafajshëm Nano, tjetri tentoi dënimin e politikanit të korruptuar Meta.

Lidhja e tretë:

Më duket se të dy, si Brozin dhe Dvoranin, po i shikoj të ‘varur’ në kangjellat e aeroportit të vjetër të Rinasit. I pari ishte Zef Brozi, vitit 1995. Që nga 15 gushti kur ‘liroi’ Fatos Nanon e deri në nëntor, e mbajtën të ‘varur’. Mblodhën firma false në Kuvend dhe i hoqën imunitetin. Pastaj i rrethuan shtëpinë, një apartament i vogël te ‘Oxhaku i Studentëve’, dhe sapo të dilte nga dera do ta arrestonin… Ashtu kot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkonin të mbrohej koka e gjykatësit Brozi. Një mëngjes, 12 nëntor 1995, akoma pa zbardhur, e marrin zotin Brozi për në aeroportin e Rinasit drejt Amerikës. Ajo ditë ishte piketuar sepse presidenti i republikës ndodhej jashtë shtetit. Kur është ngjitur aeroplani i ‘Malev’ mbi tokë, bashkë me sekretarin e ambasadës amerikane Karl Zibetrit, jemi hedhur nga kangjellat e vjetra…

Edhe zoti Dvorani është i varur shumë nga partnerët perëndimorë të drejtësisë, sidomos nga Shtetet e Bashkuara. Sapo sulmi kundër tij u ndez nga selia e presidentit, ambasadorja e SHBA, zonja Yuri Kim, i shkoi në takim zotit Dvorani.

Mu kujtuan kangjellat e Brozit në nëntor 1995. Jo thjesht si datë, por si akt, që ka një fat në botë edhe për gjykatësit e shteteve të këqij.

veritas.com.al

Next Post
AKU “kreh” katër bashki, por asnjë shkelje nga dyqanet ushqimorë

AKU "kreh" katër bashki, por asnjë shkelje nga dyqanet ushqimorë

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Nje tjeter perle e Cupit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

August 25, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

August 25, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

August 25, 2026
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

August 25, 2026
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

August 25, 2026
Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” në Korçë, përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

August 25, 2026
Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

August 25, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com