• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata pezulloi zgjedhjet në FSHF, gazetari: Duka nëse ka moral të mos kandidojë

by A R
17/02/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari sportiv, Fatjon Baze, deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv, se vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e garës në FSHF, ishte një vendim që pritej ndërsa e cilësoi të drejtë.

“E pritshme dhe e drejtë duke parë procesin zgjedhor në të gjitha shoqatat rajonale për zgjedhjet e FSHF. Kulmoi në zgjedhjet e shoqatës rajonale në Tiranë ku janë vërejtur falsifikime nga kupola drejtuese e FSHF. Nga 41 delegatë me të drejtë vote janë paraqitur dyfishi i tyre. Ka pasur mungesë tranparence nga ana e kandidatit Prodani që ka kërkuar listën e votuesve. FSHF në shkelje të statuit të saj nuk ja ka paraqitur listën Prodanit. Kjo ka sjellë largimin e tij nga gara duke e çuar në Gjykatë.”-tha Baze.

Baze deklaroi se manipulime ka pasur edhe në rrethet e tjera, në Shkodër, Korçë, ndërsa më flagrante cilëson Gjirokastrën. Ai thekson se mbledhja në Gjirokastër është zhvilluar në një motel, dhe jo në një ambient futbollistik.

“Aty ka tragjikomedi, jo vetëm 99 për qind e klubeve në Gjirokastër, me shkresë noteriale kërkuan nga FSHF kush janë delegatët, janë mbajtur të fshehtë dhe nuk janë paraqitur emrat. Mbledhja u zhvillua jo në ambient futbollistik, por në një motel. Kjo është farsa qesharake. Me vendimin e sotëm nuk duhet të ketë zgjedhje më 2 mars. FSHF vërteton akuzat se ky institucion po vepron në mënyrë banditeske, në shërbim të Armand Dukës. Ai sfidon drejtësinë duke mos njohur vendimet e gjykatave.”-tha Baze.

Ndër të tjera gazetari sportiv, tha se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe Dukën nuk e ndalon askush të kandidojë.

“Nga 2022 që u zgjodh me vendim politik, në futbollin shqiptar s’ka pasur zgjedhje të lira, por të trukuara. Kush do jenë votuesit në shoqatat rajonale. Kush do votojë? Jo si në Tiranë nga 41 delegatë u paraqitën njerëz nga Mati, Korça.”-tha gazetari në Report Tv.

Baze deklaroi se me vendimin e sotëm nuk është legjitime asambleja zgjedhore që ata pretendojnë ta zhvillojnë më 2 mars.

“Të gjitha procedurat dërgohen në një gjykatë për tu certifikuar. Duka mund të kandidojë në një datë tjetër, më 2 mars sipas gjykatës nuk ka dhe gjithçka është e pezulluar. Vetëm nëse veprojnë në mënyrë banditeske”-deklaroi Baze.

I pyetur se cilat janë sipas tij shkeljet më të mëdha të Armand Dukës në drejtim të FSHF, gazetari theksoi se janë ato të Tiranës.

“Në Tiranë u shtua lista e votuesve në fund. Ka pasur falsifikme në Durrës. Një njeri që paguhet nga Duka ka të drejtë vote. Shumica e delegatëve paguhen drejtpërdrejt nga Armand Duka. Konflikt i pastër interesi. Sot jemi kampionati i vetëm në botë që kemi një klub të dënuar për trukime ndeshjesh, ai i Skënderbeut. UEFA e ka dënuar. Është lënë në apelin e UEFA-s. Ai klub ka pasur për aksioner të drejtpërdrejtë Armand Dukën, përmes kafe AMA-s ku ai ka qenë sponsor. Ai ka qenë në dijeni të trukimeve. Kemi abuzime në fondet e UEFA-s, fondin e solidaritetit. Nuk i është dhënë shuma klubeve. U vërtetua edhe nga klubet anëtare. Ka konflikt interesi. Inkurajoj që drejtësia të mos ndalet dhe të ketë një hetim më të thelluar. FSHF, ka qenë, është dhe do jetë kështu nëse Duka do jetë në këtë institucion.”-tha Baze.

Nëse mund t’a zgjidhë UEFA këtë çështje, Baze tha se nga e hëna ka ardhur një grup monitorues të UEFA-s në zyrat e FSHF.

“S’ështe etike që mos t’i ftojë palët kundërshtare në këtë proces. UEFA po mbledh fakte, janë njohur me pretendimet. Do ketë shumë shpejt një relacion. UEFA është institucion që shpeshherë s’ka qenë shumë i besueshëm. Pak vite më parë, kreu i UEFA u largua nga gjykata për korrupsion, kanë qenë gjykatat ndërkomëbtare që kanë marrë vendim. Shpresoj që UEFA mos të ndikohet nga FSHF.”-tha ai.

Ndërsa për një skenar që Duka mund të rizgjidhet në krye të FSHF për mandatin e 6-të, gazetari sportiv është i mendimit se për të mirën e futbollit ai të mos rizgjidhet.

“Në 20 vite futbolli shqiptar s’ka pasur progres. Ka qenë një futboll ku ka pasur trukime, akuza, dhunë, ekipet me traditë nuk ekzistojnë më. Besa e Kavajës, Tomorri, Lushnja, që i kanë dhënë tone futbollit shqiptar, sot dergjen. Nuk janë suportuar. Me statutin aktual dhe si janë bërë zgjedhjet, ai natyrisht është fitues. Zgjedhjet në FSHF kanë vdekur që kur Duka u zgjodh në 2002.”-tha gazetari Fatjon Baze.

Sakaq, gazetari theksoi se do ishte një fatkeqësi zgjedhja e Dukës, ndërsa shrpeson që ai të mos rikonfirmohet.

“Nga ana morale Duka nuk duhet të kandidojë nëse faktet vulosen nga gjykata në Shqipëri. S’besoj se ai tërhiqet. Në vendin tonë më jetëgjatët në pushtet janë ata që nuk largohen nga karriget e tyre për shkak të korrupsionit që mund të kenë bërë. Nëse Duka shpallet fajtor, do ndalohet që të kandidojë.”-tha Baze.

Se kush i duket kandidat më i mirë se Duka, Shakohoxha apo Starova, Baze tha se Starova nuk është dinjitoz por i promovuar nga Armand Duka ndërsa Shakohoxhën e cilësoi si kandidaturën më serioze.

“Starova kam bindjen që është futur me kërkesën e Dukës. Shakohoxha është ai që i ka shkuar deri në fund kësaj betej, ka paraqitur fakte, për manipulimet në shoqatat rajonale. E vetmja alternativë serioze.”-tha Baze.

Në 2 mars nuk do të ketë zgjedhje për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas vendimit për Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi.

/a.r

Next Post
“Lamtumirë Kolonel Luli”/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku

“Lamtumirë Kolonel Luli”/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com