• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjenerali Ristuçia: Kurti të mos përdorë “ombrellën” e KFOR-it për veprime të njëanshme

by A R
05/06/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandanti i trupave të KFOR-it Angelo Michele Ristuçia, tha se kryeministri Kurti gaboi kur vendosi kryetarë komunash me etni shqiptare që nuk njihen nga shumica serbe. Sipas tij, misioni i NATO-s nuk duhet që të konsiderohet ombrella ku fshihen veprime të njëanshme që prishin ekuilibrat shumë të pasigurt.

“E konsideroj të gabuar vendimin e kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe dhe pa marrë parasysh këshillat dhe kundërshtimin e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë së tij ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me KFOR-in, duke e bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha Ristuçia, komandat i trupave të KFOR-it.

I pyetur nga një gazetë italiane nëse ishte një “vendim legjitim i qeverisë që vepron në territorin e saj”, komandanti i KFOR-it tha se nuk është hera e parë që vendimet janë marrë pa koordinim paraprak me KFOR-in dhe palët e përfshira.

“Kjo është një qasje që sigurisht nuk inkurajon besimin e ndërsjellë. Pasojat e dëmshme të veprimeve të tilla duhet të vlerësohen gjithmonë. Kur ka folur me mua, kryeministri Kurti është pajtuar gjithmonë me këtë qasje”.

Duke komentuar përgjigjen e kryeministrit Kurti se “Kosova është shtet i pavarur që nuk mund të dorëzohet para shantazheve të banditëve”, komandanti i KFOR-it tha se anëtarët e misionit janë të shqetësuar për sigurinë, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjen e te dyja grupeve etnike.

I pyetur se cili është rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, Ristuça ka thënë se ndërhyrja e KFOR-it ka pasur efekt vetëm afatshkurtër dhe se përmes aksionit diplomatik, Serbia dhe të Kosova duhet qe të flasë sërish për të vendosur paqen mes tyre.

/a.r

Next Post
“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mister motivet e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar nga bashkatdhetari

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mister motivet e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar nga bashkatdhetari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

October 9, 2026
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com