• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati 7,5 miliard Euro/ Nga sot Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, pjesë e Europës Digjitale

by Java News
30/06/2023 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bruksel – “Firmosja e sotme e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Programin e Evropës Digjitale për pothuajse të gjitha ekonomitë e rajonit tonë është një hap i rëndësishëm për të përforcuar kapacitetet kritike digjitale në BE dhe BP.

Agjenda digjitale është një shembull se bashkëpunimi ndërmjet BP dhe BP-BE në fusha me interes për qytetarët është i mundur. Ajo që dikur dukej pothuajse utopike, tani është një realitet që nga viti 2021 – me tarifat rajonale të roaming-ut të eliminuara. Ne vazhdojmë të mbajmë premtimet tona në agjendën e roaming. Gjatë Dialogut të parë Rregullator theksova sfidën e radhës për uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP- së. Që nga 1 tetori, presim një ulje mesatare rajonale me 30% të kostos së të dhënave gjatë roaming” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin e Dialogut Rregullator BE-Ballkani Perëndimor të organizuar nga Komisioni Evropian sot në Bruksel.

Takimi mblodhi ministra nga Ballkani Perëndimor përgjegjës për Komunikimin dhe Agjendat Digjitale, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues të organeve dhe agjencive rregullatore të telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor. Përveç znj. Bregu, fjalën e hapjes e mbajti Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm në DG CONNECT të BE-së; Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm në DG NEAR të BE-së; dhe Natalia Aristimuño Pérez, Drejtoreshë në DG DIGIT të BE-së.

“Ne po mblidhemi një ditë pas konferencës së suksesshme të nivelit të lartë, për sigurinë kibernetike– duke bërë thirrje për një integrim më sistematik të rajonit tonë në përpjekjet e përgjithshme kibernetike të BE-së. Këto ditë intensive mbi sigurinë kibernetike dhe dialogun rregullator midis rajonit tonë dhe BE-së mbi agjendat e transformimit digjital, shpresojmë që së shpejti të bëhen rituali ynë i zakonshëm. Dialogu i sotëm mund dhe duhet të projektojë disa nga rrugët, politikat, kornizat, programet konkrete digjitale – në të cilat rajoni mund të integrohet me përfitime konkrete përpara anëtarësimit. RCC është gati të jetë platforma për të formësuar këtë vizion të guximshëm dhe progresiv të integrimit, duke e sjellë rajonin tonë më afër BE-së. Vetëm një dialog i fortë i drejtuar nga kërkesa që orientohen nga vizioni i qartë i BE-së për rrugë të hapura për integrim të përshpejtuar dhe pragmatizëm të fortë që ndihmon në vlerësimin e nevojave dhe sfidave tona rregullatore – mund të sjellë rezultate të qëndrueshme”, përfundoi Bregu.

Mesatarisht, 72.5% e familjeve të BP- së kanë akses në rrjetet fikse me brez të gjerë që ofronin shpejtësi më të larta se 30 Mbps, krahasuar me 90% në BE. Për më tepër, vetëm 35% e qytetarëve të BP- së zotërojnë të paktën aftësi bazë digjitale ndërsa në BE mesatarja është gati 54%. Vetëm 3% e ndërmarrjeve në rajonin e BP përdorën të paktën një teknologji të inteligjencës artificiale, ndërsa në BE kjo është gati tre herë më shumë, dhe përdorimi i teknologjive digjitale nga SME-të në BP mbetet dukshëm nën mesataren e BE-së. Plani i ardhshëm i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të përfshijë integrimin gradual në tregun e vetëm digjital dhe rritjen e ndihmës financiare, mund të jetë shtytësi kryesor drejt dialogut dhe bashkëpunimit me BE-në.

Next Post
Basha ‘shigjeton’ Berishën: Modeli ynë ka në fokus shpresat e ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve

Basha 'shigjeton' Berishën: Modeli ynë ka në fokus shpresat e ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Pjese e be mbase,duhet te kalojne edhe 2 dy dekada te pakten,me nji kocke me pak mishe qe ju holli mendoni se jeni pjese e be.Do ti shikoni burokracite e be,jane te pa fundme,mendoni se be ju merre me qeverite hajdute qe vjedhin cdo fonde.harrojeni,hiqeni nga mendja nji here e pergjithmone,pa ikur k/hajduti e monstrat be e shikoni sic e shikoni sote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In