• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Gjenden mbetje të Arkës së Noes? Varka 5000-vjeçare në Turqi: Është nga përmbytja biblike

by Java News
28/10/2023 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkeologët besojnë se janë shumë pranë konfirmimit të vendit ku gjendet Arka e Noes.

Mail One raporton se një ekip i madh arkelogësh dhe eskpertësh që po kryen gërmime në malet e Aratit në Turqi, ku pretendohet se ndodhet Arka e Noes, bën me dije se kanë hasur mostra të vjetra që besojnë se janë rrënoja të anijes, gjë që konfirmon vendin ku u vendos anja, pas Përmbytjes së Madhe 5000 vjet më parë, sipas Biblës.

Ekipi që po kryen gërmime në një formacion gjeologjik në Turqi, ka nxjerrë kampionë shkëmbi e dheu për të cilat beson se kanë mbetje nga rrënojat e anijes, çka e vendos atë në një njëjtën kohë kur ndodhi “Përmbytja e Madhe” 5000 vjet më parë, sipas Biblës.

Projekti filloi në vitin 2021 dhe vazhdon ende, por analizat fillestare tregojnë se kampionët e përftuar deri tani, përmbajnë materiale argjilore dhe detare. Rezultate të tilla konfirmojnë, sipas studiuesve, se ndërmjet viteve 5500 dhe 3000 para Krishtit ka pasur aktivitet njerëzor në zonën ku janë gjetur mbetje që mendohet se i përkasin varkës që shpëtoi jetën e tokës.

Të dhënat e Biblës i kanë shtyrë hulumtuesit drejt pretendimit se Arka e Noas mbeti në malin Ararat të Turqisë pas një përmbytjeje gjigande 150-ditore. Formacioni gjeologjik i vendosur në rajonin Doğubayazıt është konsideruar si një prej pikave më të mundshme të gjetjes së arkës biblike, që prej zbulimit të tij në vitin 1956.

Kur Bibla flet për “Përmbytjen e Madhe” nuk fillon me shprehjen «na ishte njëherë» sikur të tregonte një përrallë, por përmend edhe periudhën kohore dhe tregon përmasat e Arkës që Noah ndërtoi, hollësi këto që konsiderohet se tregojnë që libri i shenjtë e paraqet “Përmbytjen e Madhe” si histori të vërtetë.

Arka thuhet të ketë qenë rreth 133 metra e gjatë, 22 metra e gjerë dhe mbi 13 metra e lartë, dhe ishte krijuar nga druri i pemëve rrëshinore e lyer me zift jashtë e brenda. Shumë arkeologë megjithatë nuk besojnë në ekzistencën e saj, e ndonëse sipas tyre ka disa prova gjeologjike për një përmbytje masive në atë kohë në rajonin e Detit të Zi, ajo nuk besohet të ketë qenë e përmasave të përshkruara në Dhjatën e Vjetër./m.j

Next Post
“Erdhën për t’më vrarë”/ Rrëfimi i Lulë Zefit, gruas që denoncoi Pëllumb Gjokën

“Erdhën për t’më vrarë”/ Rrëfimi i Lulë Zefit, gruas që denoncoi Pëllumb Gjokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In