• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Foltorja” drejt ndryshimit të emrit dhe heqjes dorë nga PD? Berisha: Ky na mori vulën, identitetin dhe…!

by Java News
13/11/2023 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi “Rithemelimit” mbajti këtë pasdite e një takim me qytetarët e Kavajës. Edhe në këtë takim të turit “Opozita në Aksion”, Sali Berisha u tha qytetarëve se ajo që ata kanë nisur në Parlament është një betejë e shenjtë.

Sipas tij, nga bashkimi i demokratëve, ai që është trembur më shumë është kryeministri Edi Rama.

“Tani, me bashkimin e grupit parlamentar, ai mori goditjen më të paparashikuar dhe më të rëndë. Hodhi në aksion veprimet e tij më antikushtetuese. Veprimet e tij më antiopozitare. Shumëzoi me zero votën tuaj, shumëzoi me zero deputetët në parlament.”

Aksionin e nisur nga opozita për të mos lejuar zhvillimin e jetës parlamentare, Berisha e cilësoi si një “betejë epike për nderin dhe dinjitetin e qytetarëve”.

“…E ka përcaktuar Kushtetuta. Kushtetuta thotë se nëse ndodh, familjari humbet mandatin. Tani imagjinoni ku jemi ne? Na thotë merruni me filanin, me fistëkun, po jo me mua se jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën. Po këtë nuk mund ta pranojmë ne, se në momentin që e pranojmë këtë, ju kemi tradhtuar ju, tradhtojmë besimin tuaj, idealet tuaja. Ne nuk do e bëjmë kurrë dhe prandaj jemi ngritur në parlament dhe luftojmë dhe do luftojmë gjer në fund për të drejtat tona. Kjo është e vërteta për parlamentin.”

Ndërsa, sa i përket çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike, kreu i Rithemelimit përsëriti edhe një herë se ndryshim të emrit nuk do të ketë. Berisha shtoi se grupi i tij do të ndërrojë emrin kur ta shohë të arsyeshme dhe jo kur ta diktojë Edi Rama.

“Ky na mori emrin, na mori vulën. Ky njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit, që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin numra, për t’i denatyruar, për t’u shkatërruar identitetin, dhe ky thotë se nuk jeni ju PD. Miqtë e mi, me të drejtë mund të ketë pasur prej jush që kanë menduar, po ky pse nuk gjen emër tjetër? Emër tjetër?! Pse don Edi Rama të marrim emër tjetër. Jo mo, do përballemi me të ne. Sepse ne jemi në të drejtën e Zotit dhe nuk do pranojmë kurrë.”/m.j

Next Post
“Bosët” e kokainës në Ekuador, Hoxha: Ka shqiptarë me lidhje shumë të forta, nuk janë të njohur mediatikisht, por…

"Bosët" e kokainës në Ekuador, Hoxha: Ka shqiptarë me lidhje shumë të forta, nuk janë të njohur mediatikisht, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

October 22, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

October 22, 2026
Vërejtje në biografi

“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

October 22, 2026
Rudina Hajdari për 12 nëntorin: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet!

“Edhe Azemi u ul me Ramiz Alinë”/ Hajdari u bën thirrje studentëve të pranojnë dialogun me Ramën: Mos e humbni mundësinë!

October 22, 2026
Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In