Një ditë pasi u përfshinë në një sherr në mes të qytetit të Fierit, një punonjës policie, he shoku u tij janë prangosur.
Mësohet se SHÇBA ka prangosur oficerin e Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec, me inicialet A.B., dhe qytetarin me inicialet D.R., te cilët goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit.
Sipas policisë, ata akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim. Po ashtu, dje drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu pezulloi nga detyra policin, për shkak të ngjarjes ku u përfshi.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.
Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.
Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.
Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.
Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.