• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropa ‘gjunjëzohet’ nga moti i keq, shënohen viktima nga acari

by Java News
06/01/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa përballet me një javë të acartë, në mesin e parashikimeve për një stuhi gjigante bore në një pjesë të madhe të kontinentit. Europianët, sipas shërbimit të motit të BBC-së, do të përballen me kaos në udhëtime për shkak të reshjeve të borës dhe akullit, që gjatë javës së ardhshme do të jenë të kudondodhura. Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për acar në disa zona të Gjermanisë dhe Austrisë.

Meteorologët paralajmërojnë se, Europa duhet të përgatitet për më shumë reshje bore. Në lindje të kontinentit, i ftohti do të dominojë, ndërkohë që reshje të shumta priten në Austri, Alpet lindore, Ballkan dhe Poloni. Madje, sipas meteorologëve ka reshje të pazakonta bore në Turqi dhe Greqi. Pikërisht nga fqinji jugor vjen edhe lajmi për 3 viktima në periferi të Athinës, si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë që një mot i lagësht, me shi dhe borë po i drejtohet edhe Skandinavisë. Po ashtu, gjatë javës së ardhshme Londra dhe Parisi do të regjistrojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Berlini po ashtu do të përballet me acar, ndërsa në Moskë, mërkuri në termometër do të zbresë nën -10 gradë Celsius që nga e hëna. Një pjesë e rrugëve më të rëndësishme në Europë mund edhe të mbyllen si pasojë e këtyre kushteve të motit.

Era e fortë nuk do të mungojë, pavarësisht se stuhitë më të mëdha të borës, sipas meteorologëve do të fokusohen në Gjermaninë jugore dhe Austri, ndërkohë që reshje bore ka pasur edhe në Italinë jugore. Kushtet ekstreme të motit i kanë përfshirë tashmë vendet europiane të Mesdheut, duke filluar që nga 48 orët e shkuara./a.meta

 

Next Post
Rinas, 39 të ndaluar gjatë dhjetorit, udhëtonin me dokumente false drejt Britanisë

Rinas, 39 të ndaluar gjatë dhjetorit, udhëtonin me dokumente false drejt Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

October 7, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com