• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Erë” Shqipërie në koalicionin qeverisës në Gjermani? Habit ideja që del nga Berlini

by A R
25/02/2025 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet në Gjermani i fitoi Friedrich Merz i unionit CDU/CSU. Gjasat janë që ai të krijojë një koalicion me Partinë Social Demokrate (SPD). Por teksa ende e ardhmja është në pikëpyetje, Agjencia Gjermane e Lajmeve ndalet tek një çështje interesante.

Si do të quhet koalicioni ri?

E sigurt është që nuk do të njihet më si në kohën e Angela Merkel, si “koalicioni i gjerë” ose shkurt “GroKo”. Realiteti është se të dyja partitë nuk janë më të mëdhatë e Bundestagut. E djathta ekstreme e Alternativës për Gjermaninë (AfD) ka hyrë mes pasi është tashmë e dyta, para SPD-së.

Për këtë arsye në Berlin po ndalen edhe te emri që do të ketë koalicioni i ri. E këtu përfshihet pak edhe Shqipëria.

Sugjerimet e para kanë qenë qe koalicioni të marrë emrin referuar ngjyrës së flamujve. Dy partitë formojnë ngjyrën e kuqe dhe të zezë (me disa elemente shtesë) e për këtë arsye kanë qenë të shumtë ata që kanë dhënë idenë që koalicioni të quhet “koalicioni shqiptar” ose “koalicioni angolan”. Një traditë e pazakontë për Gjermaninë që t’u referohet flamujve të vendeve të tjera, por ja që ka ndodhur.

Megjithatë ka ide të tjera edhe më të çuditshme. Disa sugjerojnë ta quajnë “koalicioni Coke Zero”. “Me shije të vërtetë dhe zero kalori”, ironizon The Guardian, e cila pyet ndjekësit e saj për ide të tjera.

Ajo që dihet mirë është që edhe pse duket argëtuese, emri informal që do të mbajë koalicioni i fundit do të jetë me shumë mundësi gjëja më pak e rëndësishme e problemeve të tyre. Së pari, duhet që Friedrich Merz të bjerë dakord me SPD-në dhe ka kohë deri për Pashkë.

Numërimi mbrapsht ka filluar.

Next Post
Dogjën qëllimisht dy automjete në Durrës, arrestohen 18-vjeçarët

Hashash me valixhe dhe kokainë, tre të arrestuar në Tiranë e Vorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com