• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Erdogan do të rrojë për t’u pikëlluar që diskreditoi Gjermaninë”

by Java News
28/09/2018 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duhet të jetë përgatitur për një pritje të ftohtë, teksa mbërriti një ditë më parë në Gjermani për një vizitë shtetërore treditore. Dëshira e tij për të “lënë pas të gjitha problemet, e për të krijuar një ambient të ngrohtë mes Turqisë dhe Gjermanisë, siç ka qenë më parë” me të gjitha gjasat do të venitet.

View image on Twitter

Julian Reichelt

✔@jreichelt

Erdogan grüßt Deutschland mit dem Gruß der Islamisten. Man kann die Werte unseres Landes kaum mehr verhöhnen. Frank-Walter Steinmeier sollte seinen Fehler korrigieren und das Staatsbankett für den Demokratie-Verächter sofort absagen. Foto (c) @BILD

Shumë gjermanë, pavarësisht pikëpamjeve të tyre politike, nuk e pëlqejnë udhëheqësin autoritar të Turqisë. Shumë pak gjasa ka, ndërkohë, që ata të kenë harruar kritikat e ashpra të vitit të kaluar, kur Erdogani i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët. Sikurse nuk mund të harrojnë komentet e tij provokuese ndaj 3 milionë turqve që jetojnë në Gjermani, teksa i shkurajonte të asimiloheshin në “atdheun” e tyre adoptues.

Padyshim, shumë gjermanë do ta fajësojnë atë për mosveprimin në një kohë më të hershme për të ndalur fluksin e mbi një milion emigrantëve sirianë në vitin 2015. Në vend të kësaj, siç është raportuar edhe në mediet greke, ai kishte kërcënuar të lejonte “pushtimin” e Europës nga fluksi i emigrantëve në vitin 2015, nëse BE-ja dështonte ta ndihmonte atë në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

Ishte pikërisht ai fluks emigrantësh i vitit 2015 që i dha “oksigjen” ekstremit të djathtë gjerman, partisë antiemigrantë dhe kundër Islamit, “Alternativës për Gjermaninë” (AfD), e cila fitoi për herë të parë disa vende deputetësh në Bundestag në vitin 2017.

Mirëpo, Erdogani është një figurë përçarëse edhe mes shumë turqve që jetojnë në Gjermani, në veçanti mes aderuesve të nacionalizmit kurd apo laikëve, kundërshtarë të preferencave të tij për vlerat islamike konservatore.

E nëse raportimet janë të bazuara mjaftueshëm sa për t’u besuar, atëherë ai duhet të përballet me demonstrata të fuqishme në mbarë vendin. Gjithsesi, zyrtarët gjermanë po tregohen të kujdesshëm, pasi krisja totale e marrëdhënieve me Erdoganin nuk është në interesin strategjik të Gjermanisë.

Përpjekja e tij për të parandaluar luftime të mëtejshme në provincën veriore siriane të Idlibit, jo shumë larg kufirit me Turqinë, vlerësohet së tepërmi nga Berlini zyrtar. Ai mund të ketë parandaluar, të paktën momentalisht, kalimin ndërkufitar të mijëra emigrantëve të tjerë sirianë drejt Turqisë, e pse jo edhe më tej drejt Europës.

Gjermania ka edhe lidhje ekonomike me Turqinë. Është pikërisht vendi europiano-aziatik partneri i dytë më i madh tregtar i gjermanëve, teksa këta të fundit numërojnë 7.500 kompani që operojnë në Turqi, duke sjellë për pasojë një kontribut të rëndësishëm prej miliarda dollarësh në tregtinë dypalëshe për vitin 2017. Gjiganti industrial gjerman “Siemens” ka siguruar së fundi një kontratë masive për të bërë funksionalë 10 trena të shpejtë.

Për këtë arsye, Gjermania ndien se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunojë me Erdoganin, më së paku mbi baza transaksionesh, në mënyrë që të ruajë interesin e vet tregtar, sikurse për të frenuar një fluks të ri emigrantësh drejt Europës.

Megjithatë, Gjermania nuk është e gatshme t’i ofrojë litarin e shpëtimit Erdoganit në mesin e një krize ekonomike në vazhdim në Turqi. Gjermania nuk do të ofrojë kurrsesi një paketë ndihmash financiare për ekonominë turke të ngarkuar me borxhe, sikurse nuk ka për të hequr veton për hapjen e bisedimeve për modernizimin e Bashkimit Doganor BE-Turqi, sot 22 vjeç.

Dështimi i tij për të liruar të gjithë gjermanët me origjinë turke të arrestuar mbi akuza për terrorizëm, apo sjellja e tij antagoniste kundrejt Gjermanisë nuk janë gjëra, për të cilat gjermanët të mendojnë se i përkasin thjesht të shkuarës.

Po ashtu, Erdogani është ende i hidhëruar nga dënimi i vakët prej Gjermanisë i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, si dhe refuzimit të saj për të besuar në përfshirjen e ndjekësve të klerikut islamik që jeton në ekzil të vetimponuar në Pensilvani, Fethullah Gulen, në atë puç.

Erdogani shijoi një rritje politike në vendin e tij kur sulmoi Gjermaninë aq hapur vitin e kaluar, megjithatë, do të vijë dita që ai do të ndiejë keqardhje të thellë që zgjodhi të diskreditonte një vend tek i cili ai mbështetet aq shumë, si Gjermania. Me siguri, do të vijë dita që ai të arrijë të kuptojë fjalët e pavdekshme të dramaturgut amerikan, Wilson Mizner, edhe pse shumë vonë…

“Tregohuni të sjellshëm me njerëzit teksa korrni sukses, pasi do të takoheni me ta kur të jeni në nevojë”.

ma.me

Next Post
Merr fund aventura, dy vajzat nga Dibra gjenden në Tiranë, kryefamiljari: Ja ku dyshoj!

DIBER/ Kanosi 61-vjeçarin dhe goditi policin, pranga autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com