Është vënë në pranga autori i zjarr vënies së 7 makina në një biznes në Kamëz.
Raportohet se autori është identifikuar si Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.
Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.
Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.
/a.r