• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eksodi masiv po na shkatërron”, Tabaku hedh akuza: Qeveria ka ndërtuar një ekonomi për pakicën

by A R
29/01/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish alarmin për pasojat e atij që e quajti eksod masiv të shqiptarëve, duke e cilësuar këtë fenomen si fatkeqësinë më të madhe që ka ndodhur në vend.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka përshkruar realitetin e trishtë, sipas saj, të Shqipërisë, ku qytetet dhe fshatrat po zbrazen çdo ditë, ndërsa ekonomia është bërë e papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

“E keni parë boshatisjen e qendrave të qyteteve? A i keni parë fshatrat që sot janë të mbushur vetëm me pensionistë? Bujqësia nuk ka më të rinj që të punojnë tokën, ndërsa bizneset e ndershme po mbyllen njëra pas tjetrës, ” u shpreh Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë demografike dhe ekonomike, ku 30% e popullsisë është mbi moshën e pensionit, ndërsa një në tre të rinj është pa punë ose pa shkollë. Tabaku akuzoi qeverinë për ndërtimin e një sistemi ekonomik që nuk mbështet punën, sipërmarrjen dhe meritokracinë, por favorizon një pakicë të vogël të privilegjuarish.

“Në këto 11 vite, qeveria ka ndërtuar një ekonomi të pakicës, një ekonomi të privilegjeve, duke dhënë favore fiskale, ligje speciale dhe heqje taksash për një grusht oligarkësh, ndërsa shumica e qytetarëve janë lënë në mëshirë të fatit, ” theksoi Tabaku.

Duke ofruar një zgjidhje, deputetja demokrate theksoi se Partia Demokratike ka një vizion të qartë për të ndryshuar modelin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Ajo ftoi qytetarët që më 11 maj të mbështesin PD-në për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

“Ne duhet të ndryshojmë këtë model ekonomik, duhet të ndërtojmë një sistem që mbështet njerëzit e ndershëm dhe punëtorë, që i jep vlerë punës dhe sipërmarrjes. Shqipëria ka qytetarë të jashtëzakonshëm, por fatkeqësisht ata nuk shohin më një të ardhme këtu dhe po largohen. Më 11 maj, shqiptarët do të mbështesin Partinë Demokratike për të ndalur këtë katastrofë, ” përfundoi Tabaku.

Next Post
Taktikat vetëvrasëse, si veprojnë ushtarët e Koresë së Veriut në luftën e Rusisë

Taktikat vetëvrasëse, si veprojnë ushtarët e Koresë së Veriut në luftën e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com