Pedagogu i njohur Klementin Mile, i ftuar në “Real Story” u shpreh se protesta në Shqipëri mund të përdoret në funksion të luftës politike në Shtete e Bashkuara të Amerikës, mes demokratëve dhe republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.
“Ajo fillesa e protestës, gjeneza e saj është e mistershme dhe e çuditshme për një vend si ne që nuk e kemi pasur traditë. Mund të jetë edhe në funksion të luftërave politike që bëhen në Amerikë, kaq e thjeshtë është. Nuk e kam thënë në ndonjë studio, s’kam patur fakte për ta thënë”, tha ai.
Ai shpjegoi se zgjedhjet amerikane janë një test për “fatin” e protestës
“Zgjedhjet amerikane janë test, në kuptimin të shohim se çfarë ndodhi. Pas tyre, a do vazhdojë protesta po njësoj apo do të marrë ndonjë kthesë. Ata janë të rinj po shfrytëzohen nga njerëz të caktuar, tek të cilët marrin pak para për t’u bërë të famshëm dhe për të dalë me dalin me atë kamerën në dorë. Janë protestues me pagesë”, tha ai.











