• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe gjyqtarët e botës të përçarë për penalltinë e Realit

by Java News
12/04/2018 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si merret me mënd, nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ndërhyrja e Benatia ndaj Lucas Vazquez është tema e bisedës së sotme në mbarë botën. Real Madrid arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi Cristiano Ronaldo materializoi penalltinë e diskutueshme të minutës së 98-të, por edhe një ditë më vonë, ende nuk ka ndonjë vendim të saktë për rastin: ishte apo nuk ishte penallti…

Gjyqtarët spanjollë dhe ndërkombëtarë dëshironin të jepnin mendimin e tyre…, por nuk pajtohen. Andújar Oliver, gjyqtar i “Radio MARCA”, pasi ka parë disa përsëritje, konsideron se nuk ka penallti. “Nuk ka kontakt të mjaftueshëm për të dhënë dënim maksimal, Benatia madje e prek topin”.

Ansuátegui Roca thotë në vijim: “Është penallti Por, penalltitë në kohën shtesë, që ndryshojnë rezultatin, janë gjithmonë shumë të diskutueshme. Ka një shtytje, mbrojtësi ndërhyn mbi sulmuesin dhe e hedh atë poshtë”.

Iturralde González shpjegoi në “La Ser” se nuk kishte kontakt të mjaftueshëm për të sinjalizuar një penallti, raporton Tele Sport.

Sipas tij, gjyqtari anglez, Michael Oliver, gaboi. “Ndërhyrja e Benatia ndaj Lucas Vazquez nuk është e mjaftueshme, nuk duhej të ishte akorduar penallti”, – tha spanjolli. Një tjetër arbitër spanjoll, Rafa Guerrero, është shprehur në rrjetet e tij sociale në lidhje me momentin e shumëdiskutueshëm në “Bernabeu”: “Unë e kuptoj se koha në të cilën ajo ndodhi është e dhimbshme për tifozët e tjerë, përveç atyre të Real Madridit, por, e vërteta është se ishte penallti”.

Nga ana e tij, Felipe Ramos, ish-gjyqtari meksikan, i cili ka marrë pjesë në Kupën e Botës në Kore dhe Japoni, në vitin 2002, beson se penalltia ishte e qartë. “Unë nuk shoh vend për polemika në këtë rast, thjesht gjyqtari ka aplikuar rregullin e sanksionimit mirë në favor të Real Madridit”, – shkroi ai në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.

Një tjetër gjyqtar meksikan, Gilberto Alcalá Pineda, nuk pajtohet me bashkatdhetarin e tij, Felipe Ramos Rizo. “Nuk ishte penallti”, – tha ai, disa herë, të mërkurën mbrëma. Graham Poll, gjyqtari anglez me mbi 20 vite eksperiencë dhe që aktualisht drejton ndeshje në Premier League, gjithashtu donte për t’iu referuar momentit të diskutueshëm të ndeshjes Real Madrid-Juventusi.

Si anglez, ai mbrojti gjyqtarin e ndeshjes. “Michael Oliver tregoi guxim dhe ishte i saktë në “Bernabeu”. Ai ishte aq trim, sa për ta dhënë penallti. I rrethuar në mënyrë të turpshme nga një gjysmë duzine lojtarësh të Juventusit, arbitri ishte i qetë dhe dëbimi me karton të kuq i Buffon ishte i saktë. Është një turp pse Federata Angleze e Futbollit nuk e ka promovuar Michael Oliver më parë, sepse mund të kishte shkuar në Kupën e Botës në Rusi”, përgatiti “Express”. (b.an)

 

Next Post
VIDEO/ Dhuna në Kuvend, Paloka tentoi të godasë me televizor kryeministrin

VIDEO/ Dhuna në Kuvend, Paloka tentoi të godasë me televizor kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In