• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E quante si ‘më të paaftën në histori’/ Rama dhe Voltana Ademi bëjnë “paqe”, kryeministri gati të plotësojë të gjitha kërkesat e kryebashkiakes

by Java News
20/11/2021 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se ‘beteja’ për Shkodrën, mes Edi Ramës dhe Voltana Ademit ka arritur në ‘paqe”! Kryeministri Edi Rama e kishte etiketuar Voltana Ademin si “kryebashkiaken më të paaftë në historinë”, ndërkohë që gjatë takimit të sotëm me kryetarët e qyteteve bregdetar, kryeministri është shprehur i gatshëm t’i plotësojë të gjitha kërkesat e saj për pastrimin e mjedisit.

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka listuar disa prej problematikave lidhur me çështjen e grumbullimit dhe trajtimit të plehrave gjatë një mbledhje me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakët e tjerë.

Ademi tha problematika kryesore është grumbullimi i plehrave në 5 pika buzë lumenjve. Ajo  shpreh se problematikë është dhe mbetjet nga fasoneritë e qytetit.

Sipas Ademnut, autoritetet i kanë gjobitur disa herë, por sërish fasoneritë kanë depozituar mbetje në vendgrumbullime jo të autorizuara.

“Ne në Shkodër kemi pika të grumbullimit buzë lumenjve. Kemi problematikë, jo vetëm i ndot lumenjtë. Ne kemi probleme me disa subjekte të fasonierisë, kemi gjobitur me nga 200 mijë lekë. Nuk kemi një sistem monitorimi, ne në fakt na rezulton që para dy javësh duke u ngjitur në kala, pamë grumbuj mbetjesh fasonerie. Kemi probleme me monitorimin, kemi vendosur një sistem kamerash.

Mendoj që angazhimi për monitorimin e makinave që transportojnë inerte. Shkodra është shumë e madhe. Mund të eleminojmë edhe 5 pika nga 15 që kemi patur mbetje buzë lumenjve që janë inerte dhe urbane. Kemi angazhuar punonjës sezonalë, përveç plazheve kemi dhe lumenjtë. Kemi angazhuar punonjës 6 mujor që të mbajmë një territori të pastër. Përfundojnë tek derdhja e Bunës.

Shqetësimin për këto vendgrumbullime buzë lumenjve, duket se kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë. Ai i cakton detyrë drejtorit të qarkut të Shkodrës të kontaktojë me Bashkinë në mënyrë që brenda javës, këto 5 pika të mbyllen”, ka thënë Ademi.

Nga ana tij, Rama u shpreh se: Do doja që menjëherë drejtori i qarkut të Shkodrës të kontaktojë me kryetaren e Bashkisë dhe brenda javës ato 5 pika informale grumbullimi buzë lumenjve të mbyllen. Nëse e shohim legjislacionin në fuqi, këto janë krime mjedisore që dënohen. Është e pabesueshme, pasi për fat të keq nuk është vetëm rasti i Shkodrës, që bashkia të kërkojë ndihmë dhe policia të bëjë sikur nuk kupton. Duhet që urgjentisht kjo situatë të zgjidhet. Nëse dikush shkon në buzë të lumit dhe fillon një krim mjedisor, është përgjegjësia e Policisë që ta vendos përpara përgjegjësisë. Krimi në vetvete është në policinë e shtetit si funksion për ta goditur. Si mund ta bëjë mbylljen e një aktiviteti bashkia kur këtë tagër e ka policia e shtetit. Ne e kemi diskutuar këtë gjë”.

Një tjetër pikë e cila duket se ka “pajtuar” kryeministrin Rama me kryebashkiaken e Shkodrës, është diferencimi i mbetjeve. Voltana Ademi thotë se bashkia ka në plan implementimin e diferencimit të mbetjeve në Shkodër. Ajo kërkoi që këtë kosto shtesë, gjysmën e saj ta mbulojë qeveria dhe gjysmën bashkia.

Ademi: Në Shkodër kemi nisur të mbulonin 69% të territorit me shërbim, tani kemi 85% të territorit. Ne vërejmë që ka probleme me kontrata dhe me kontraktorët. Kemi bërë studim që lidhet me kosto. Ne mbulojmë kostot e shërbimit në 91% të territorit. Kemi rritur monitorimin në pikat ku mbledhim mbetjet. Kemi rritur frekuencën. Në pikun e verës kemi probleme. Mendoj se ajo që tha kryebashkiaku i Lezhës, ne duhet të rrisim kontrollet në orare. E kemi ndarë qytetin në 3 zona. E japim shërbimin 2-3 herë në javë deri në Theth. E kam thënë, dhe ndoshta po insistoj. Do bëjmë një rishikim të planit të menaxhimit të mbetjeve.Deri në muajin mars do kemi një rivlerësim për mbledhjen derë më derë. Mund të ketë kosto më të lartë. Ky vlerësim mendojmë se do e bëjmë gati deri në muajin mars që të shohim se sa do të rritet kostoja. Do të kemi gjithmonë ata që i hedhin plehrat jashtë koshit. Ndoshta ndihma për bashkinë e Shkodrës, nuk do të duhet të verifikohet për shërbimin e kryer pasi e mbulojmë koston. Por nëse bëjmë mbetjen e diferencuar për gjithë territorin, i kam kërkuar ministres që koston shtesë ta ndajmë përgjysmë. Kanë rezultuar të paefektshme pilotimet.

Kryeministri Rama është shprehur i gatshëm që qeveria të japë ndihmë për të gjithë bashkitë që synojnë diferencimin e mbetjeve në funksion të riciklimit.

Rama:

Bashkitë që duan të hedhin një hap më të shpejtë përpara duke synuar ndarjen në funksion të riciklimit, ne do i japim mbështetjen e nevojshme. Për ne ka një interes plus, pasi nëse modeli do jetë i suksesshëm, do e transferojmë në vendet e tjera. Për Thethin mund të jetë një mundësi, pasi ata që operojnë atyu janë sipërmarrës pasi kanë ndërtuar një zinxhir sipërmarrje për turizmin, mund ta kthejmë këtë pamundësi objektive, në një shans për ti future në një process që të fitojnë të ardhura për riciklimin. Të bëhen vetë me një guidë nga bashkia që të fitojnë ata për ndarjen e mbetjeve, që kur të shkojnë ato të bashkisë të marrin mbetetjet kundrejt pagesës. Është absolutisht e domosdoshme që të përfshijmë dhe shkollat dhe të paktën hapi i parë të bëhet me to, ku të gjitha mbetjet e shkollës të kthehen në lëndë në materiale. /m.j

Next Post
FOTO/ Një tjetër deputete i ikën nga “duart” Bashës, fton për kafe Berishën

FOTO/ Një tjetër deputete i ikën nga "duart" Bashës, fton për kafe Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

September 23, 2026
Tirana pret të dielën ‘Tiranathlon’, ja 4 rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe linjat urbane që do devijojnë

Tirana pret të dielën ‘Tiranathlon’, ja 4 rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe linjat urbane që do devijojnë

September 23, 2026
Kritika për një pëlqim kundër FIFA-s, Ronaldo shkakton polemika

Ronaldo nuk dorëzohet dhe rrëfen dy objektivat: Do të largohem kur të mos më duan më! Dua 1000 gola dhe…

September 23, 2026
Shkëlqim Hajdari takon drejtoreshën e Emergjencave në SHBA: Do rrisim reagimin ndaj fatkeqësive natyrore! Bashkëpunim për menaxhimin e emergjencave

Shkëlqim Hajdari takon drejtoreshën e Emergjencave në SHBA: Do rrisim reagimin ndaj fatkeqësive natyrore! Bashkëpunim për menaxhimin e emergjencave

September 23, 2026
Presidenti i Argjentinës sulmon hapur OKB-në gjatë Asamblesë: Organizatë e padobishme dhe që ushqen burokratë!

Presidenti i Argjentinës sulmon hapur OKB-në gjatë Asamblesë: Organizatë e padobishme dhe që ushqen burokratë!

September 23, 2026
Bleona Mata 16 vite e zhdukur mistershëm, SPAK: Nuk kemi dosje të…

Bleona Mata 16 vite e zhdukur mistershëm, SPAK: Nuk kemi dosje të…

September 23, 2026
I akuzuar për përdhunim tre vite më parë, ylli i PSG-së del përpara gjyqit!

I akuzuar për përdhunim tre vite më parë, ylli i PSG-së del përpara gjyqit!

September 23, 2026
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lehtëson transferimin e 35 të burgosurve palestinezë në Gaza -

Nga strehimi te spitalet, arsimi dhe teknologjia, Këshilli i Paqes i Trump zbulon planin për rimëkëmbjen e Gazës! 2.45 miliardë dollarë financim

September 23, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

September 23, 2026
“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com