• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo nuk dorëzohet dhe rrëfen dy objektivat: Do të largohem kur të mos më duan më! Dua 1000 gola dhe…

by A. Q
23/09/2026 19:37
Kritika për një pëlqim kundër FIFA-s, Ronaldo shkakton polemika
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë menduan se kapitulli i Cristiano Ronaldos me kombëtaren e Portugalisë kishte përfunduar pas paraqitjes së tij në Kupën e gjashtë të Botës.

Por ylli portugez vazhdon të ketë ende energji për të dhënë dhe mbetet figura kryesore e përfaqësueses së re të drejtuar nga Jorge Jesus.

Trajneri i ri portugez, i cili ka punuar me Ronaldon edhe te Al Nassr sezonin e kaluar, ku së bashku fituan kampionatin saudit, ka marrë drejtimin e një Portugali që synon të mbrojë suksesin në Ligën e Kombeve, trofe që Ronaldo e ka ngritur dy herë.

Në prag të ndeshjes së parë ndaj Uellsit, Ronaldo foli në konferencën për shtyp dhe si zakonisht nuk la pa prekur asnjë temë.

“Besoj se nuk kam folur kurrë me kaq shumë njerëz. Objektivi im është i dyfishtë: goli i 1000-të dhe fitimi i Ligës së Kombeve. Është një epokë e re dhe duhet të përgëzojmë punën e bërë nga trajneri i kombëtares spanjolle, pavarësisht të gjitha kritikave që ka marrë”, u shpreh Ronaldo.

Cristiano Ronaldo foli edhe për ardhjen e Jorge Jesus në stolin e Portugalisë, duke e cilësuar një zgjedhje të duhur.

“Për mua ishte zgjedhja perfekte. Ai sjell një atmosferë ndryshe, ide të ndryshme dhe një gjuhë tjetër. Siç tha edhe trajneri, shumë lojtarë kanë punuar më parë me të, gjë që i bën gjërat më të lehta. Nesër kemi një ndeshje të vështirë”, deklaroi kapiteni portugez.

Ai iu përgjigj edhe kritikëve që kërkojnë largimin e tij nga kombëtarja.

“Nuk mund të jem plotësisht i sinqertë, duhet të jem politikisht korrekt. Ajo që them zakonisht është se gjithmonë jam pritur shumë mirë, por ky ishte një nga vitet kur ndjeva më shumë dashuri. E kuptoj që disa media përpiqen të më godasin, por vetëm me një pushkë. Edhe kështu, unë i shmang plumbat”, tha Ronaldo.

Ky sezon shënon fillimin e vitit të 25-të të Ronaldos si futbollist profesionist. Ai theksoi se pas moshës 30-vjeçare ka mësuar të jetojë më shumë të tashmen.

Sulmuesi përsëriti se është e mundur që ky të jetë sezoni i tij i fundit, por shtoi se vendimin do ta bëjë të ditur kur të vijë momenti i duhur.

“Është shumë e mundur që ky të jetë viti im i fundit, por do ta them kur të vijë koha”, u shpreh ai.

Ronaldo theksoi se menaxhimi i ngarkesës fizike është i rëndësishëm në këtë fazë të karrierës dhe garantoi se nuk do të luajë të gjitha ndeshjet e plota.

Megjithatë, ai i është vënë në dispozicion trajnerit Jorge Jesus.

“Besoj se vij në kombëtare sepse bëj diferencën në klubin tim. Jam në dispozicion të trajnerit për çdo gjë që ai ka nevojë, qoftë të luaj, të hyj nga stoli apo të mos luaj fare. E di që trajneri llogarit tek unë dhe nuk jam këtu për shkak të CV-së time, por për atë që bëj në klub”, tha Ronaldo.

Sfida ndaj Uellsit do të ketë një kuptim të veçantë për Ronaldon, pasi do të rikthehet në stadiumin “Alvalade”, aty ku nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist.

“Është speciale sepse aty fillova të luaj futboll. Të rikthehem në vendin ku nisa është shumë bukur. Pas kaq shumë vitesh duke hyrë në fushë, ende ndihem sikur është hera e parë”, tha ai.

Ronaldo vazhdon garën për të arritur shifrën historike të 1000 golave në karrierë, por theksoi se kjo nuk është një obsesion.

Ai gjithashtu pranoi se kishte menduar për tërheqjen pas Kupës së Botës, por vendosi të vazhdojë.

“Gjithmonë mendoj për vendimet e mia. Por zgjodha të vazhdoj. Fola me presidentin dhe trajnerin, dhe ata llogarisin tek unë”, përfundoi Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In