Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, pritet të përballet me drejtësinë franceze lidhur me akuzat për përdhunim ndaj një gruaje të re, për një ngjarje të pretenduar në shkurt të vitit 2023.
Sipas informacioneve të raportuara, çështja do të vijojë në gjykatë, ndërsa data e saktë e gjyqit ende nuk është përcaktuar. Hakimi pritet të paraqitet përpara gjykatës në shkurt të vitit 2027.
Futbollisti maroken, ish-mbrojtës i Interit dhe aktualisht pjesë e PSG-së, është akuzuar nga një grua për përdhunim. Akuza lidhet me një ngjarje të pretenduar që daton në shkurt të vitit 2023.
Çështja ka kaluar tashmë në fazën gjyqësore dhe Hakimi do të duhet të mbrohet përballë akuzave në procesin që pritet të zhvillohet në Francë.
Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, akuzat ndaj futbollistit mbeten akuza dhe nuk përbëjnë një konstatim fajësie.











