Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një takim me Stacy Silva, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Operacioneve të Emergjencave (EOC) në Kaliforni.
Në fokus të takimit kanë qenë modelet amerikane të menaxhimit të emergjencave civile dhe mundësia e zbatimit të praktikave të ngjashme në Shqipëri.
Reagimi i Shkëlqim Hajdarit:
“Takim me Stacy Silva, Drejtoreshë Ekzekutive e EOC ( Emergency Operations Center), në Santa Barbara, Kaliforni!
Takimi, biseda dhe vizita e ambienteve të Qendrës se Operacioneve të Emergjencave (EOC), ishte një mundësi e vlefshme për t’u njohur me modelet e organizimit, koordinimit ndërinstitucional dhe reagimit ndaj emergjencave, si dhe për të shkëmbyer përvoja që i shërbejnë forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes civile në vendin tonë.
Në cilësinë e Prefektit të Qarkut Tiranë, vlerësoj veçanërisht vendosjen e urave te bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira me institucionet amerikane në fushën e menaxhimit të emergjencave civile.
Së shpejti, sipas modelit USA, do të ndërtojmë pranë Prefekturës një zyrë dixhitale e koordinimi të Komitetit të Emergjencave Civile, kryetar i të cilit është Prefekti, implementimi i modeleve, protokolleve, rregulloreve për agjencitë që marrin pjese në një operacion emergjence civile( zjarre, përmbytje, tërmete, rrëshqitje masive dheu e bllokime rrugësh etj). Kjo do te rrisë efektivitetin, përqendrimin dhe zgjidhjen e shpejte të situatave në mbrojtje efektive te shëndetit, jetës, pronës se qytetareve dhe pronën shtetërore e sigurinë publike.
Gjate takimit, ramë dakord me znj. Silva, për fillimin e bashkëpunimit duke na vene ne dispozicion të gjitha modelet, protokollet, rregulloret e tyre, për t’u punuar nga ana e jonë”.











