• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duma bëhet avokatja më e zellshme e Berishës: Matuni mirë kur flisni për “non gratën”…

by A R
30/05/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë një fjalimi në Kuvend këtë të hënë i ka kërkuar mazhorancës që ta masë mirë kur diskuton për “non gratën” e tjetrit, pasi sipas saj, PS-ja është në pushtet prej “non gratave”. Ajo u shpreh po ashtu, se kryeministri Edi Rama diskriminon në Kuvend me fjalimet e tij dhe përcaktimet për “non gratat”.

“Ju flisni për “non grata”. Ju qeverisni me “non grata”. Ju jeni “non grata” qeverisje. Totalisht. Ju flisni për diskriminim racor, etnie, kur këtu kryeministri i vendit vjen dhe thotë juve nuk do merrni asgjë, nuk dini asgjë, keni këto vlera. Flet si “founding father”, si Jefferson-i kur flet për skllavërinë e Amerikës, këtë e bëjmë ne në auditore si pedagogë. Ajo që keni mësuar juve votuesit, është je “non grata” në Shqipëri. Po të jesh me PD dhe me opozitën do të heqin nga ndihma ekonomike.  Më thoni kolegë të Ps sa e sa e dini ju mirë që i keni bërë listat vetë me patronazhistët dhe i keni thënë ato të atyre hiqeni nga lista dhe këtë tonin futeni në listë. Shkojmë ne në periferi dhe në zonat e varfra, e vetmja gjë që dëgjojmë është shyqyr që erdhët ju, se ne jemi “non grata” për këtë vend. Se ne jemi “non grata” për ndihmën ekonomike, se ne jemi “non grata” për tek spitali. Se po nuk njohe njeri je “non grata” në këtë vend. Ne jemi “non grata” si biznes i vogël dhe i mesëm se na e kanë marrë investitorët strategjik të offshoreve. Komisioneri thotë se sipas një sondazhi të KiE 60% e shqiptarëve ndiejnë gjuhë urrejtje. Këtu gjuha e urrejtjes duartrokitet. Këtu po nuk bëri gjuhë urrejtje kryeministri që thotë “me ju mo, ne do na votojnë”, unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndihen “non grata” në vendin e vet, gjëja më minimale që duhet të bëjnë është që të bëjnë “non grata” një njeri i cili kujtdo nuk ka të drejtë t’i drejtohet me ju më “do bëhet si themi ne, ju do merrni këtë, do i çani atë, do i japim atë se ju keni një “non grata””. E thoni shumë shpesh këtë, por vlera perëndimore janë të atilla që të detyrojnë që kur çështjet historike, qoftë edhe të balancës, drejtësisë, apo demokracisë ta masësh mirë atë çështjen kur diskuton “non gratën” e tjetrit kur je i gjithi në pushtet prej “non gratave””, tha Duma.

/a.r

 

Next Post
Vidhen armët në Pashaliman, merren në pyetje pesë ushtarakët e bazës

Rikthimi i bazës së Pashalimanit në optikën strategjike të NATO-s

Comments 1

  1. troc says:
    4 years ago

    po nuk drodhi grida kush duhet ta dredhi ?????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës hyn në fazën e tretë, ministri Karakaçi: Punimet kanë arritur në 30%

August 17, 2026
Kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

August 17, 2026
Nga makinat luksoze te xhirot e gomave, policia “blindon” rrugët e Tiranës: 3012 gjoba në 48 orë

Nga makinat luksoze te xhirot e gomave, policia “blindon” rrugët e Tiranës: 3012 gjoba në 48 orë

August 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Analisti: Protesta ka humbur kauzën, është kthyer në përplasje klanesh

August 17, 2026
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

August 17, 2026
Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

August 17, 2026
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

August 17, 2026
BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

August 17, 2026
Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

August 17, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com