• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhani shkakton impotencë”, mjeku: Një 18-vjeçar që pi një paketë në ditë rrezikon që për 10 vjet…

by A R
16/11/2023 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frazat “duhani dëmton rëndë shëndetin” apo “mund të shkaktojë kancer në mushkëri” të cilat shkruhen në çdo paketë cigaresh, duket se nuk mjaftojnë për uljen e numrit të duhanpirësve. Mjeku pneumolog, Arben Tanka i cili ishte i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan i konkretizon këto fjali të njohura duke i përkthyer në shifra.

80% e meshkujve preken nga kanceri i mushkërive, ndërsa te femrat incidenca është 17-20%. Te përqindja e femrave, 49% e rasteve me kancer mushkërie vjen nga duhani. Studimet thonë se 80% e duhanpirësve kronikë kanë nisur konsumin përpara moshës 18 vjeç, ishin disa nga numrat që Tanka përmendi.

Veç këtyre, një tjetër dëm që vjen nga duhani është impotenca te meshkujt apo steriliteti te gratë. Te duhanpirësit kronikë, impotenca mund të shfaqet në mosha fare të reja.

Arben Tanka: Duhani jep dëmtime te impotenca, te steriliteti i grave, shumë gra kanë problematikë në ngjizjen e fëmijëve, nuk arrijnë dot të bëjnë fëmijë nga pirja e duhanit dhe kjo është një faktor i vërtetuar, ne nuk po bëjmë trembje se duam t’i trembim, por janë gjëra të studiuara. Pra nuk do arrijnë të bëjnë fëmijë, do dalin fëmijë të pazhvilluar ose fëmijë me anomali gjenetike sepse fillon dëmtimi i gjeneve që në barkun e nënës kështu që është e tmerrshme po ta mendosh se fillon si një luks me shokët e gjimnazit, hajde pimë se jemi  bukur pastaj vjen puna që kur kalojnë ca vite, rritemi dhe kuptojmë dhe jemi të qetë, janë dëme të pariparueshme.

Aldo: Një person që pi një paketë në ditë, një gjimnazist që pi një paketë në ditë, për sa vjet bëhet impotent pak a shumë?

Arben Tanka: Të ta them me saktësi të plotë nuk e marr përsipër, por për sa kohë njeriu mund të rrezikohet nga kanceri i mushkërive kur pi 15 vite cigare, mendohet që impotenca që është një gjë më e pakët mund të ndodhë edhe më herët.

Aldo: Pra, një 18-vjeçar që pi një paketë në ditë, po të vazhdojë me këtë ritëm në moshën 28-vjeçare…

Arben Tanka: Rrezkon që të ms jetë më ai personi që…

Aldo: Do fillojë të përdorë borse me ujë të ngrohtë apo  jo?

Arben Tanka: Aldo dua të them…

Aldo: Jo, duhet thënë kjo sepse nuk bëhet ndryshe.

Arben Tanka: Jo, do ju them një gjë më të tmerrshme që në qoftë se kanceri i mushkërive te personat 30-vjeçarë ka qenë një gjë shumë e rrallë, ne po shohim në Shqipëri që kemi kancer mushkërish në moshat 30, 32, 33-vjeçare./

Next Post
Zbulohet “bastexhiu” i radhës, ylli i Milanit në telashe

Zbulohet “bastexhiu” i radhës, ylli i Milanit në telashe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In