• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

by A R
16/05/2026 10:54
BRUKSEL / FOTO: JAVANEWS

BRUKSEL / FOTO: JAVANEWS

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka arritur disbursimin e 49 milionë eurove nga totali 200 milionë për rajonin që vendosi së fundmi Komisioni Europian. Autoritet në ekspertizën e kësaj fushe, Krisela Haçkaj i pohoi Televizionit Publik se arritja i përgjigjet performacës se deritanishme më të mirë që ka bërë Shqipëria përkundrejt vendeve të tjera në rajon.

“Në raportin e dytë që Shqipëria ka çuar në Komisionin Europian në janar të vitit 2026, ne kemi arritur të përthithim, le të themi, gati 49 milion euro. Pra, jemi gati në 25% do të thosha të realizuar, 1/4 pra pak a shumë e realizuar në kuadër të detyrimeve që ne kemi për axhendën e reformave”, tha Haçkaj.

Fondet e miratuara për lëvrim i përkasin në masën më të lartë klimës së biznesit.

“12 masa reformuese që i përmenda, pesë nga të cilat i përkasin përmirësimit të klimës së biznesit, duke e çuar, le të themi, këtë fushë në fushën e politikave në kuadër të planit të reformës që ka performuar më mirë. Me përqindje do të thosha gati në 28% arritje, pra gati 1/3 e masave të parashikuara në politikën ose në fushën e politikave që quhet të përmirësimit të klimës së biznes të arritur. Kemi gjithashtu aprovimin e dy hapave që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor. Dy hapave të tjera që kanë të bëjnë me tranzicionin në fushën e transformimit dixhital, një në fushën e tranzicionit energjetik dhe të axhendës së gjelbër dhe dy në fushën e sundimit të ligjit”, theksoi ekspertja.

Ajo që ekspertja e integrimit vlerëson është fakti që 9 reforma lidhen direkt me kapitujt e bisedimeve.

“Gati nëntë prej tyre kontribuojnë direkt në piketat përfundimtare të kapitujve. Pra jemi tani në fazën që ne po diskutojmë aprovimin e raportit të piketave të ndërmjet ai që njihet me termin IBAR. Por paralelisht ka filluar puna për përmbylljen e piketave përfundimtare. Pra, agjenda e reformave në një farë mënyre është edhe një instrument mbështetës dhe shpejtues i punës së qeverisë, pra institucioneve që kanë përgjegjësi në kuadër të planit të reformave për të ecur edhe më shpejt në drejtimin të përmbylljes së kushteve përfundimtare”, deklaroi ekspertja.

Next Post
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com