• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “339” ka mbrojtur më shumë prokurorin Hajdarmataj, se sa personazhet e dosjes!

by Mero Baze
07/06/2019 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjithë procesi I hetimit dhe gjykimit publik për dosjen 339,  nxjerr në pahë faktin se prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, si dhe dy oficerët e policisë gjyqësore P. Gjeçaj dhe B. Myslia që kanë ndjekur gjatë procesit të hetimit ngjarjet, kanë  dështuar qëllimisht procesin e hetimit të veprës penale, në fushën e zgjedhjeve.

Parimishtë dështimi mund të justifkohet me atë që tha Prokuroria Donika Prela se “ nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Kjo nuk ka ndodhur dhe prokurorët mund të justifkohen se nuk kanë arritur të kuptojnë në kohë këtë objekt hetimi. Për sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre, hetimi nuk mund të bëhet. Kjo është alibia që mund të ngrejë prokurori I pare i çështjes zoti Martini, I cili ka qenë përgjegjës i dosjes.

Por prokurori I dytë I kësaj dosje Besim Hajdarmataj, duket se ka qëmtuar episodet e krimit elektoral dhe ja ka ofruar shtypit dhe opozitës për përdorim politik, në një moment krize të karrierës së tij, duke tentuar të bëj pazar, ose të hakmerret, duke përdorur këtë dosje.

Koicidenca tregon qartë, se për herë të pare në publik,  gazetarë të lidhur me prokurorinë, folën për dosjen 339 pas goditjeve të para që dha Prokrurorja Marku me lëvizje dhe transferime prokurorësh në rrethe. Lajmet se egziston një dosje me numur 339 koncidojnë me transferimin e zotit Hajdarmataj në Pogradec. Është interesante se përfolja e dosjes ishte e fokusuar vetëm tek ndikimi elektoral, që në fakt ishte dhe e vetmja pistë që nuk ishte hetuar dhe për të cilën nuk ishte reaguar në kohën kur ndodhte.

Aq e fort ishte kjo thashethemnajë, sa ne deri para pak ditësh të gjithë e dinim këtë dosje, një dosje ku është hetuar për prekjen e zgjedhjeve.

Tani nëse Prokurori  Martini mund të justifikohet se nuk I ka konstatuar në ato 600 e ca CD këto interferimet elektroale të bandës Shijakut, siç dhe justifikon zonja Prela, atëhere pasardhësi Hajdarmataj, që dukshëm ka konstatuar vetëm ato që kane lidhje me zgjedhjet, dhe u kujdes ti shpërndaj si thashetheme në media, duhet të ngrinte padi për parardhësin e tij që I ka neglizhuar këto detaje. Por në fakt ai duket se vendosi ti përdor ato për të mbrojtur veten pas interesave të rrezikuara të karrierës brenda prokurorisë. Duhet të kujtojmë se në atë kohë ai ka qenë vet nën hetim për pushimin e çështjes së grupit të drogës Çekaj (Kuliçi), nga Amerika Latine, dy vjetë më parë, gjë që u konstatua kur Çekaj u rikap me 613 kg kokainë.

Në këto momente të vështira të karrierës së tij, me sa duket Hajdarmataj ka pare më shumë shpresë nga hedhja në betejë kundër reformës, se sa nga zbardhja e dosjes.

Ndaj sot ai nuk ja vlen të merret në hetim për nxjerrje sekreti, siç po bëhet presion. Ai meriton të merret nën hetim, për të kuptuar se kur I konstatoi ndërfutjet në zgjedhje të grupit Shijakut, dhe çfarë bëri me to. Vetëm ky grafik kohor shpjegon më së miri, se përse u keqpërdorën përgjimet në këtë dosje voluminoze dhe mund të na heq dhe kurjozitetin se çfarë ka tjetër përveç atyre që kanë dal.

Tani e vetmja gjë e provuar është se dosja 339 ka qenë karburanti I rezistencës ndaj pasojave të para të Reformës në Drejtësi në Prokurori, dhe politikës së opozitës, që e kishte këtë, flamur të betejës së saj.

Ajo që ka bërë Hajdarmataj me dosjen duke e shpërdorur si fakt jurdik dhe duke e kthyer në pasuri politike, është alenca e shenjtë e opozitës me drejtësinë shqiptare kundër reformës. Pasi dosja 339 duket se ka shërbyer më shumë si mburojë për prokurorin Hajdarmataj, se sa për të shpëtuar Dakon, apo personazhe të tjera të përfshirë në përgjimet rreth zgjedhjeve. Ata janë kthyer praktikisht në pengje të një prokurori që e ka pare si “thesar” për veten e tij këtë dosje dhe jo si fakt juridik kundër tyre.

Next Post
Protesta e studentëve/ Veliaj: Studentë, keni të drejtë, por duhet dialog, ja si ju grabitën

Veliaj: Plakun Sali ta largojmë përfundimisht më 30 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com