• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

by E B
17/08/2026 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse protestat që po zhvillohen në Tiranë do të vijojnë me një pjesëmarrje prej 2 mijë personash dhe pa lidership, janë të destinuara të degradojnë.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku tha se kjo mënyrë e të protestuarit, jo vetëm që nuk e rrëzon dot qeverinë, por sipas tij, i forcon më tepër kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha.

“Mendoj që momentalisht protestën e ndan një kufij shumë i hollë mes suksesit dhe degradimit. Nëse kjo protestë do të vijojë në këto përmasa, nëse kjo protestë do të vijojë me 2 mijë vetë, nëse kjo protestë do vijojë pa organizim, strukturim, lidership, program, atëherë kjo protestë është e destinuar jo vetëm të dështojë dhe të mos rrëzojë qeverinë, por të forcojë dyshen Rama-Berisha. Pse e them këtë? Sepse çdo dobësi e kësaj proteste, e cila ka rritur pritshmërinë e popullin në maksimum, do të bëjë që populli të mos dalë më në protesta, sepse do të thonë ‘kur nuk ndodhi gjë me flamingot, atëherë s’mund të ketë ndryshime politike’”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu theksoi se një pjesë e personazheve kyçe që marrin pjesë në protestë, bëjnë një lojë të dyfishtë.

Spahiu shtoi se përderisa për 78 ditë nuk u gjet dot një lider i protestës, është shumë e vështirë që të gjendet tani, pasi sipas tij, tani infiltrohen personazhe që sipas tij bëjnë lojë të dyfishtë.

“Gabimet apo loja e dyfishtë që bëjnë disa personazhe, mund ta çojë protestën në dështim. Nuk është e rastit që në 2-3 muaj nuk ka shkëlqyer dot asnjë figurë. Kjo protestë që ka 2 muaj e gjysmë dhe nuk ka prodhuar dot as lider, as program, as parti, e ka të pamundur ta krijojë tani, sepse tani infiltrohen personazhe që bëjnë lojë të dyfishtë. Rama dhe Berisha janë të interesuar që protesta të mos mbyllet, por të degradojë. Nëse protesta do vijojë me 2 mijë veta, nuk është mënyrë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë apo ndryshime drastike”, shtoi Spahiu.

Next Post
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com